• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË ANGLI/ Ambasada publikon foton e shqiptarit në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA NË ANGLI/ Ambasada publikon foton e shqiptarit në kërkim

15 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mbretëria e Bashkuar, përmes Ambasadës në Tiranë, kërkon ndihmën e Shqipërisë për arrestimin e Armando Markut, i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit Hemaund Ali Hussain, krim i ndodhur në shtator të vitit 2019 në Hartlepool të Anglisë.

Në njoftimin zyrtar, ambasada britanike ka publikuar foton e 26-vjeçarit shqiptar dhe reagimin e detektives së policisë së Klevelandit që ka hetuar këtë krim.

“Do të dyfishojmë përpjekjet tona për të gjetur dhe arrestuar Armando Markun. Hetimet na bëjnë të besojmë se ai ka lënë Mbretërinë e Bashkuar dhe aktualisht ndodhet jashtë. Ne nuk do të ndalemi dhe do të përdorim të gjitha metodat e disponueshme për ta gjetur. Do ta nxisja të paraqitet dhe t’i dorëzohet autoriteteve lokale, pasi është vetëm çështje kohe para se policia ta gjejë dhe ta arrestojë”.
Për vrasjen e 32-vjeçarit Hemaund Ali Hussain është vënë së fundmi nën akuzë S. D. 40-vjeçari u ndalua në një stacion treni në Bruksel më 23 dhjetor dhe këtë javë u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar.

Për këtë krim janë dënuar me burgim të përjetshëm E. M, i cili po vuan dënimin në Angli. Para 4 vitesh u shpallën fajtorë gjithashtu tre persona: N. S u dënua me 15 vjet burg, D. P me 19 vite, dhe Q. M, gjithashtu me 19 vjet burg.
Hemaund Ali Hussain u gjet i vdekur me armë zjarri në një shtëpi të rrënuar në Hartlepool, më 14 shtator të vitit 2019.

Të dënuarit për vrasjen e Ali Hussain:

S. D – Në gjykim
E. M – Burgim i përjetshëm
N. S – 15 vite burg
D. P – 19 vite burg
Q. M – 19 vite burg

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina 'fluturon' nga Ura e Dajlanit! Humb jetën 18-vjeçarja, shoferi i dehur dhe me shpejtësi
Previous article E PËSON KEQ/ Shkaktoi panik duke tentuar hapjen e derës së avionit në fluturim, shqiptari dënohet me burg

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT