• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHUHET PAS 5 ORËSH ZJARRI TE “5 MAJI”/ Aktive vetëm vatra të vogla në brendësi të magazinës
Home
Aktualitet
Kronikë

SHUHET PAS 5 ORËSH ZJARRI TE “5 MAJI”/ Aktive vetëm vatra të vogla në brendësi të magazinës

9 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas rreth pesë orësh ndërhyrje intensive, zjarri i rënë në një magazinë me rroba të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë është shuar. Aktualisht, në brendësi të kapanoneve kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla zjarri, ku forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të tyre.

Zjarri, që ra mbrëmjen e 8 janarit, u përhap me shpejtësi për shkak të materialeve tekstile dhe plastike që ndodheshin në magazinë, duke shkaktuar flakë të mëdha dhe re të dendura tymi në zonë.

Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan 72 efektivë të shërbimit zjarrfikës dhe 13 mjete zjarrfikëse nga Tirana, Vora, Kamza dhe Elbasani. Ndërhyrja e tyre bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij në objekte të tjera.

Megjithëse situata është vënë nën kontroll, dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi magazina është djegur pothuajse plotësisht dhe tymi vijon të jetë prezent në zonë.

Ndërkohë, autoritetet kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Dyshimet paraprake lidhen me një shkëndijë elektrike, por shkaku përfundimtar do të përcaktohet pas përfundimit të hetimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMBYTJET/ "Duhet të kemi durim, gjendja atmosferike e zgjatur dhe e rëndë"! Rama: Njerëzit duan solidaritet, jo...
Previous article MOTI PËR SOT/ Dita parashikohet me reshje shiu dhe dëbore në lartësi, ulen temperaturat

s.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT