• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË SHKODËR/ Zbardhen rolet e të dyshuarve, 1 mijë euro për vendosjen e tritolit. Gerti Bushati ndërroi rrobat dhe…
Home
Breaking News

VRASJA NË SHKODËR/ Zbardhen rolet e të dyshuarve, 1 mijë euro për vendosjen e tritolit. Gerti Bushati ndërroi rrobat dhe…

4 January, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Teksa katër personat e arrestuar në Shkodër si autor të dyshuar për vrasjen me tritol të 67-vjeçarit Hysni Ymeri, pritet të dalin të hënën në gjykatë për caktim mase sigurie, mësohen detaje të reja nga hetimet e kryera deri më tani.

Njëri prej të arrestuarve, Gerti Bushati dyshohet të jetë paguar 1 mijë euro për të vendosur lëndën plasëse në paketën elektrike të pallatit ku banonte Ymeri, më datë 27 dhjetor, dy ditë para se të bëhej shpërthimi i telekomanduar.

Shuma e parave është gjetur dhe sekuestruar në banesën e tij. Nuk dihet nëse të riut i ishin premtuar para të tjera ose jo. Burime nga grupi hetimor konfimojnë për News 24 se Bushati u tradhtua nga kamerat e sigurisë teksa është fiksuar duke kaluar në zonë, por edhe gjatë kohës që ka ndërruar rrobat pasi vendosi lëndën plasëse.

27-vjeçari Bushati shfaqet i veshur me kominoshe të cilat i kishte veshur sipër rrobave të tjera dhe pasi largohet nga zona, heq kominoshet dhe i hedh në anë të lumit. E gjithë skena është fiksuar nga kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë, ndërsa rrobat e përdorura prej tij tashmë janë sekuestruar nga hetuesit.

Në sajë të hetimeve të kryera, hetuesit zbuluan se ditën e ngjarjes, në lagjen “Manush Alimani”, ndodheshin edhe dy të arrestuarit Ergys Ibrahimi dhe Edison Hasaj. Grupi hetimor ka dyshime të forta se shpërthimi i telekomanduar të jetë bërë nga Ergys Ibrahimi, sapo 67-vjeçari Hysni Ymeri ishte duke u ngjitur për në banesë.

Fillimisht u dyshua se ngjarja ishte aksidentale për shkak të një defekti në rrjetin elektrik, deklaratë që më pas u kundërshtua nga OSHEE.

Pas ngjarjes, të dyshuarit u shoqëruan në polici dhe u mbajtën në përgjim ambiental nga policia. Por pa e ditur këtë detaj, të dyshuarit kishin nisur të komunikonin me njëri-tjetrin.

Të arrestuarit nuk kanë konflikte direkte me viktimën, ndërsa hetuesit nuk kanë ende të qartë se kush është porositësi i vërtetë i krimit, apo edhe motivi i vrasjes së 67-vjeçarit.

Të arrestuarit do të përballen në hënën në gjykatë për një sërë veprash penale, si “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; armëmbajtje pa leje, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim; dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA E CNN: Një nivel i ri pushteti global i pakufizuar
Previous article Trump, Maduro dhe çështja e pushtetit në Venezuelë

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT