Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, qytetarë dhe mbështetës të Partisë Socialiste në Fier e kanë përshëndetur këtë zhvillim me fishekzjarre.
Edhe simpatizantët e saj në Lushnje, kanë ‘festuar’ duke ndezur fishekzjarre.


