Të ulur përballë kandidatëve të SPAK në Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë dhe ndërkombëtarët, të cilët po ndjekin nga afër përzgjedhjen e pasuesit të Altin Dumanit.
Të ulur krah njëri-tjetrit qëndrojnë e dërguara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ambasadori i delegacionit të BE, Silvio Gonzato, ambsadori britanik Nicholas Abbott dhe ai holandez Reinout Vos.


