• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
REKORD I RI NË TURIZËM/ Shqipëria përfiton 2.1 miliardë euro neto nga udhëtimet
Home
Ekonomi

REKORD I RI NË TURIZËM/ Shqipëria përfiton 2.1 miliardë euro neto nga udhëtimet

11 December, 2025 s.autor Ekonomi

Si shpenzimet e të huajve që vijnë për udhëtime në Shqipëri, ashtu dhe paratë që shqiptarët nxjerrin nga xhepi kur dalin jashtë vendit janë rritur ndjeshëm përgjatë 9 muajve të këtij viti.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se për periudhën janar-shtator, shpenzimet e të huajve në Shqipëri kanë arritur rekordin e 4.4 miliardë eurove, duke u rritur me 14.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Niveli më i lartë i shpenzimeve ishte në tremujorin e tretë të vitit, që përkon me kulmin e sezonit turistik. Për muajt e verës, të huajt që vijnë në Shqipëri për turizëm, apo qëllime të tjera shpenzuan një rekord prej 2.3 miliardë eurosh, me një rritje prej 21.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shifrat e rritjes së ndjeshme të publikuara nga banka e Shqipërisë nuk janë në linjë me deklarimet e operatorëve turistikë, që thonë se turistët që vijnë në Shqipëri po shpenzojnë gjithnjë e më pak, apo me kompanitë e mëdha shpërndarëse dhe prodhuese që thanë se u mbeti malli stok për shkak se prodhuan shumë në pritje të konsumit të lartë nga turizmi, por u zhgënjyen.

Edhe të dhënat e tjera të INSTAT treguan se për janar- shtator, në vend hynë 10.2 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 5.7%. Për periudhën korrik-shtator hynë 5.4 milionë shtetas të huaj, ose 6.2% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas të dhënave të kombinuara rezulton se shpenzimi mesatar për turist është rritur në 431 euro për 9 mujorin, nga 398 euro në janar-shtator 2024.

Edhe shqiptarët nuk kursehen jashtë, përmirësohet bilanci

Edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë kanë arritur një nvel rekord, në 2.1 miliardë euro, me një rritje prej gati 20% në krahasim me janar-shtator 2024.

Rritja e fortë e të hyrave nga të huajt ka bërë që bilanci i udhëtimeve, që mat diferencën mes shpenzimeve të të huajve në Shqipëri dhe të shqiptarëve jashtë të përmirësohet, duke arritur në 2.1 miliardë euro për 9 mujorin 2025, që është praktikisht shuma neto që i mbetet vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "INJORANT"/ Plas debati në Kuvend, Noka ofendon Ballën, socialisti kërkon 10 minuta pushim, Peleshi ndërpret seancën plenare
Previous article FOTOLAJM/ Me kufje në veshë! Kush janë ambasadorët në seancën për kreun e ri të SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT