• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
44% E PRONAVE SHITEN NË PERIFERI/ Kush janë zonat më të kërkuara në Tiranë? Kushti, të ketë parkim
Home
Sociale

44% E PRONAVE SHITEN NË PERIFERI/ Kush janë zonat më të kërkuara në Tiranë? Kushti, të ketë parkim

30 November, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Të gjithë ata që duan të blejnë një banesë, kërkesën e tyre të parë kanë të jetë brenda unazës. Më pas për shkak të çmimeve të shtrenjta dhe mungesës së buxhetit kërkesa zhvendoset jashtë unazës.

Alban Demirxhoi, vlerësues pronash, gjatë një interviste në emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus thotë se kush janë zonat më të kërkuara.

“Gjatë këtij viti kemi parë një interes të shtuar për blerje në zonën e “5 Majit”, pas hapjes së unazës së madhe. Edhe Paskuqani ka interes. Zona e Astirit për shkak edhe të investimeve në infrastrukturë mbetet në kërkesat e qytetarëve për blerje. Në më të shumtën e kërkesave të blerësve kushti është të ketë parkim, si një nga shqetësimet më të mëdha që ka kryeqyteti aktualisht”, tha Demirxhiu në Vizion Plus.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, 35% e pronave shiten në zonat preferenciale, 44 % në periferi dhe 21 % jashtë qytetit.

Por një nga aktorët që kanë ndikim në treg janë dhe vetë agjentët. Ata që kanë vite që punojnë në këtë fushë dhe janë të konsoliduar edhe financiarisht blejnë apartamentet për t’i rishitur më pas me një çmim edhe më të rritur.

“Ka agjentë imobiliarë që kanë 10 apo dhe më shumë banesa. I blejnë në momentet e para të ndërtimit dhe më pas i rishesin apo i japin me qira. Bëhet fjalë për individë që kanë vite që punojnë në këtë sektor”, shtoi ai.

Por eksperti Demirxhiu është i mendimit se çmimet nuk kanë sinjale se do të ulen në vitin që vjen, sipas tij kosto e prodhimit, zhvlerësimi i euros si dhe kërkesa e lartë janë faktorë që nuk pritet të ulin çmimet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Nëse martoheni pas moshës 25 vjeçe…
Previous article BISEDIMET E PAQES/ Delegacioni ukrainas pritet nga Rubio në Florida

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT