• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BISEDIMET E PAQES/ Delegacioni ukrainas pritet nga Rubio në Florida
Home
Botë

BISEDIMET E PAQES/ Delegacioni ukrainas pritet nga Rubio në Florida

30 November, 2025 s.autor Botë

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës po hyjnë në një fazë të re, teksa Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se pret “edhe më shumë progres” drejt një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Gjatë takimit me delegacionin ukrainas në Florida, Rubio theksoi se synimi nuk është vetëm ndalja e luftimeve, por garantimi i një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë për Ukrainën, shkruan A2 CNN.

“Qëllimi final nuk është thjesht përfundimi i luftës; sigurisht, kjo është thelbësore dhe qendrore. Ne duam të shohim fundin e vrasjeve, të viktimave dhe vuajtjeve, dhe jam i sigurt që edhe pala ukrainase e dëshiron këtë. Ata duan paqe. Por bëhet fjalë gjithashtu për t’i dhënë fund luftës në një mënyrë që e lë Ukrainën sovrane dhe të pavarur, me mundësi për mirëqenie të vërtetë”, tha mes të tjerash Rubio.

Drejtori i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov, shprehu mirënjohjen ndaj SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi se bisedimet fokusohen në sigurinë dhe të ardhmen e vendit.

“Jemi mirënjohës ndaj super-ekipit të Presidentit Trump që po na mbështet. Ne po diskutojmë për të ardhmen e Ukrainës, sigurinë e Ukrainës dhe parandalimin e çdo agresioni të përsëritur kundër saj. Për mirëqenien e Ukrainës, për mënyrën se si do ta rindërtojmë vendin. Dhe jemi mirënjohës për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe ekipit të tyre për ndihmën që na kanë dhënë. SHBA po na dëgjon; SHBA po na mbështet; SHBA po ecën krah nesh”, tha mes të tjerash Umerov.

Delegacionet amerikane dhe ukrainase u ulën në tryezë për të diskutuar hapat e mëtejshëm drejt një marrëveshjeje që synon të sigurojë sovranitetin, pavarësinë dhe prosperitetin afatgjatë të Ukrainës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 44% E PRONAVE SHITEN NË PERIFERI/ Kush janë zonat më të kërkuara në Tiranë? Kushti, të ketë parkim
Previous article VRASJA E ILARIA SULËS/ Merret VENDIMI, ja me sa vite burg dënohet nëna e autorit

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

“NUK KA MANDAT…”/ Nigel Farage i kërkon kryeministrit britanik Andy Burnham të shpallë zgjedhje të përgjithshme Botë

“NUK KA MANDAT…”/ Nigel Farage i kërkon kryeministrit britanik Andy Burnham të shpallë zgjedhje të përgjithshme

"WASHINGTON NUK DO TA LEJOJË..."/ Trump ultimatum Iranit: Afat deri nesër, nuk do të keni as ura dhe stacione Botë

"WASHINGTON NUK DO TA LEJOJË..."/ Trump ultimatum Iranit: Afat deri nesër, nuk do të keni as ura dhe stacione

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT