• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E PJESSHME/ Celibashi: Policia të verifikojë pretendimet për personat e paautorizuar pranë QV-ve
Home
Politikë

ZGJEDHJET E PJESSHME/ Celibashi: Policia të verifikojë pretendimet për personat e paautorizuar pranë QV-ve

9 November, 2025 s.autor Politikë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha në një konferencë për mediat se KQZ-ja ka komunikuar me policinë për të verifikuar pretendimet kur dyshohet se rreth qendrave të votimit ka persona të paautorizuar.

Deklaratën ai e bëri pas denoncimit që bëri deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, sipas të cilës janë intimiduar zgjedhësit. Ai tha se lokalet që janë filmuar në Mat nuk kanë lidhje me ndonjë parti politike.

“Me përjashtim një apo dy rasteve nuk na rezulton të ketë pasur problematika të tjera në lidhje me këtë çështje. Nga informacionet që ka marrë KQZ, nuk kemi, të paktën për momentin raportime të tilla, pra për prani të personave të paautorizuar pranë ambienteve të qendrave të votimit. Ishte një diskutim për në Mat për disa lokale që janë hapur rreth e përqark. Ato janë bare që nuk kanë lidhje me ndonjë parti politike, nuk janë zyra të ndonjë partie politike. E kemi sqaruar këtë situatë edhe me përfaqësues politikë që e kanë ngritur këtë shqetësim. Nuk kemi marrë ndonjë shqetësim nga partitë politike në lidhje me këtë çështje apo edhe problematika të tjera”, tha Celibashi.

Ai komentoi edhe deklaratat e politikanëve që kanë thyer heshtjen zgjedhore.
“Nuk ka nevojë që besoj unë sidomos për kategorinë e politikanëve apo funksionarëve të ndryshëm publikë që në ditën e votimit apo edhe në periudhën e heshtjes zgjedhore e kanë të ndaluar që të bëjnë thirrje elektorale. Mund të bëjnë thirrje për të nxitur qytetarët të votojnë. Nuk do duhet ta bëjnë. Çfarë do duhet të bëjë KQZ do e shikojmë në çdo rast. Shpresoj që kjo thirrje e kësaj problematike të dëgjohet nga të gjithë”, tha Celibashi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIDHJA SEKRETE E DASHURISË SË TYRE/ Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme
Previous article PUBLIKOHET FOTO/ Ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në Shkodër, kush ishte ish-trajneri 38-vjeçar që la pas dy fëmijë

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT