• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA E BERISHËS/ Spiropali: Sulm i paprecedent ndaj ambasadorit të BE-së
Home
Politikë

DEKLARATA E BERISHËS/ Spiropali: Sulm i paprecedent ndaj ambasadorit të BE-së

6 November, 2025 s.autor Politikë

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali ka reaguar sot më 6 nëntor, në lidhje me deklaratat e kreut të PD-së Sali Berisha, për ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato.

Spiropali shprehet se është tepër e indinjuar nga sulmi i paprecedentë ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian dhe vlerave të BE-së në parlament ditën e sotme.

“Tejet e indinjuar nga sulmi i paprecedentë ndaj Ambasadorit të BE-së dhe ndaj vlerave të BE-së në Parlament ditën e sotme.

Normalizimi i gjuhës së urrejtjes në diskursin politik dhe shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve në lidhje me Ligjin jetik për Barazinë Gjinore është krejtësisht i papranueshëm. Qeveria Shqiptare dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme distancohen plotësisht nga retorika dhe qëndrime të tilla. Sot, është rasti të përsërisim edhe një herë me zë të lartë se Shqipëria qëndron e bashkuar me Europën. Ky spektakël i pahijshëm nuk do të na dekurajojë nga reformat jetike të integrimit, as nga angazhimi ynë thelbësor për të ngushtuar në ZERO hendekun e mundësive për gratë dhe vajzat”, shprehet Spiropali.

Më herët, edhe kryeministri Edi Rama reagoi për deklaratat e Berishës në drejtim të ambasadorit të BE-së. Ai kërkoi ndjesë për faktin sesi u përdor Gonzato, pasi shpërndau postimin e komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos.
Komisionerja Marta Kos tha se sulmet ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato janë të papranueshme.

Edhe kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla kërkoi përjashtimin e Berishës nga Kuvendi, në lidhje me deklaratat. Vetë Berisha ka mohuar të ketë përdorur fjalor fyes, duke thënë se thjesht ka shprehur mendimin e tij.

Sali Berisha tha ditën e sotme se ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka kërkuar votimin e projektligjit për barazinë gjinore. Berisha shtoi se “Gonzato nuk mund t’i imponojë shoqërisë shqiptare, bindjet e tij personale”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËSE NUK PAGUAN, DO TË TË VRAS"/ I riu shqiptar nuk i ndahet familjes italiane, borxhi i drogës...
Previous article "DUHET TË ZGJIDHNI LUFTËN"/ Trump zbulon bisedën telefonike të para disa javëve me Putinin

s.autor

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT