Sali Berisha sulmoi nga foltorja e Kuvendit ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato për projektligjin për barazinës gjinore. Sipas Berishës, ai ka dhënë urdhër që të votohet në Kuvend ky ligj.
“Qytetarë dhe qytetarë sillet në emër të direktivave të BE, ekspertë të shquar, kanë pohuar se nga 10 direktiva të BE në asnjërën prej tyre nuk flitet për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë. Cila direktivë tu thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016, se u mohon prindërve të drejtën e edukimit. Ky ligj de fakto në shoqërinë post marksiste, godet familjen. Çfarë ka bërë ky grup sororianësh që ka pushtuar shtetin shqiptar. Edhe ajo që erdhi e rritur e pasuruar pasurisht me fondet e Soros dhe tani këtë ligj kërkojnë ta votojnë në 2 të natës. E Kanë vendosur në pikën 17 të rendit të ditës. Këtë ligj i cili defakto përmbys kodin e familjes.”, tha Berisha.
Më tej, Berisha tha se nuk mund t’i imponojë shoqërisë shqiptare bindjet e veta personale, ndonëse nuk e përmendi me emër.
“Nuk ka asnjë lidhje me direktivat evropiane. Dhe ata që e paraqesin, u kërkoj njerëzisht të na thonë ku është direktiva, ku shkruhet në dokumentet e BE për përkatësinë e shumëfishtë gjinore apo për gjini me diversitet të gjerë. Në cilin dokument është e shkruar kjo? Në asnjë. Duan të marrin rastin e veçantë, t’ia imponojnë shoqërisë. Edhe ai që ka mbrojtur ligjin, edhe ai ka pasur historinë re tij familjare, ka bërë ndryshimin. Ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por ne nuk përmbysim shoqërinë kurrë për këtë. Kjo që bëni ju. A e di pse i bëni këto o zotëri? I bëni për të shpëtuar se jeni mafia më e rrezikshme në Europë. Dhe ata, të cilët duhet t’u denoncojnë ju për shkak të këtij ligji, u mbrojnë ju. A e di pse e bëni këtë ju? Se jeni hajdutët më të mëdhenj në Europë, dhe ata të cilët duhet t’u denoncojnë ju, për shkak të këtij ligji u mbrojnë ju.”, tha Berisha.


