• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAJM I MIRË PËR PUNONJËSIT E SEKTORIT PUBLIK/ Rama: Rriten pagat në shtet, ja kush preken…
Home
Politikë

LAJM I MIRË PËR PUNONJËSIT E SEKTORIT PUBLIK/ Rama: Rriten pagat në shtet, ja kush preken…

6 November, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një lajm të rëndësishëm për punonjësit e sektorit publik, duke shpallur fillimin e indeksimit të pagave për ta, një praktikë që deri tani ishte aplikuar vetëm për pensionistët.

Në një deklaratë për mediat, Rama theksoi se kjo politikë e re do të përfshijë si sektorin publik në nivel qendror, ashtu edhe atë vendor. Ai theksoi se kjo është pjesë e një politike të rritjes së pagave, e cila, së bashku me rritjen e përgjithshme, do të shtojë gati 100 milionë euro në vitin e parë për të forcuar fuqinë blerëse të të gjithë punonjësve të shtetit.

“Kemi një lajm tjetër shumë të mirë në projektbuxhetin e vitit 2026, i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për punonjësit e sektorit publik, qoftë në nivel qëndror, vendor të cilat do të korrektohen çdo vit. Kjo është një politikë e re pagash që e kombinuar me rritjen ne përgjithshme si rezultat i rritjes së pagës minimale, i shton gati 100 mln euro qysh në vitin 2026, shumës që mandati i katërt do të vejë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore.

Kështu konkretisht 10600 punonjës shërbimi do të përfitojnë me 10 mijë lekë të reja në muaj, për specialistë e administratës publike, rritja do jetë 5 mijë lekë të reja, mësuesit 3 mijë lekë të reja në muaj. Në sektorin e Shëndetësisë, do të fillojë përllogaritja e vjetërsisë në punë. Do të ketë rritje për vjetërsinë në punë edhe për sektorin e policisë.

Tani më Shqipëria është në një nivel tjetër dhe ky fakt do bëhet çdo vit dhe më i prekshëm. Ata që na dhanë besimin me 83 mandate meritojnë çdo vite më shumë dhe do të kenë çdo vit e më shumë”, tha kryeministri Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIM NË FAMILJEN SHQIPTARAE/ Dhëndri vret dy vëllezërit e gruas! Dinamika e ngjarjes
Previous article E RËNDË NË BATHORE/ Ndërron jetë 21-vjeçari, humbi ndjenjat teksa punonte në fabrikë…

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT