• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI NË BE/ Marta Kos: Shqipëria ka bërë një progres të admirueshëm, Mali i Zi vendi më i realizuar…
Home
Politikë

INTEGRIMI NË BE/ Marta Kos: Shqipëria ka bërë një progres të admirueshëm, Mali i Zi vendi më i realizuar…

4 November, 2025 s.autor Politikë

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, gjatë prezantimit të progres-raportit për vendet kandidate për vitin 2025, ka vlerësuar Shqipërinë si një nga vendet me përparimin më të dukshëm në procesin e integrimit evropian.

“Shqipëria ka arritur një progres të admirueshëm që nga konferenca e parë qeveritare, të tjerë grupkapituj janë hapur gjatë këtij viti dhe në nëntor hapet grupkapitulli i fundit. Shqipëria po bën progres në grupkapitullin e themeloreve dhe besoj do ta mbyllin deri në fund të këtij vitit.”, tha Kos për Shqipërinë.

Ndërsa sa i përket Malit të Zi, tha se është “vendi më i realizuar” në këtë drejtim, por “mbeten ende përpara disa reforma për t’u realizuar”.

Gjatë fjalës së saj, Kos komentoi edhe situatën në vendet e tjera kandidate në Ballkan dhe më gjerë.

Ajo vuri në dukje se në Serbi reformat janë ngadalësuar ndjeshëm, veçanërisht në çështjet themelore si drejtësia, liria e medias dhe të drejtën për shprehje. “Serbia ka arritur vetëm 62% të kritereve të BE-së. Duhet të punojë më shumë dhe të eliminojë retorikën kundër shteteve anëtare”, theksoi Kos.

Sa i përket Bosnjës dhe Hercegovinës, komisionerja nënvizoi se vendi ka pasur një periudhë të vështirë, dhe reformat ekonomike janë ngadalësuar për shkak të zhvillimeve në Republikën Serbe.

Ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë treguar përkushtim në zbatimin e reformave, Turqia vazhdon të punojë për të forcuar të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin rajonal. Në anën tjetër, Gjeorgjia, sipas Komisioneres, ka regjistruar një ngadalësim të dukshëm në përmbushjen e lirive themelore dhe reformave ligjore.

“Në Gjeorgji, situata është bllokuar së fundmi, me një situatë bllokimi. Ne kemi pasur kthim prapa sa i përket lirive themelore dhe autoriteteve ligjore. Gjeorgjia është vend kandidat vetëm në emër, pasi s’ka realizuar asgjë.”, tha Kos.

Marta Kos përfundoi duke theksuar se procesi i zgjerimit të BE-së mund të arrijë sukses vetëm nëse reformat zbatohen me cilësi të lartë dhe në përputhje me standardet demokratike.

“Procesi i zgjerimit mund të arrijë sukses vetëm nëse arrijmë cilësinë e duhur të reformave.”, shtoi ajo.

Kos shprehu optimizëm për perspektivën e ardhshme të rajonit, duke theksuar mundësinë e përgatitjes së një traktati të zgjerimit nëse Mali i Zi vazhdon progresin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË JEP PARATË, OSE..."/ 6 persona shantazhonin një 29-vjeçar dhe familjarët e tij, arrestohet një nga autorët
Previous article "VRASJEN E MORA VESH NGA..."/ E dashura e Elvis Dedës në GJKKO: Biznesin donte ta vinte në emrin e së ëmës. Ja pse u prishën marrëdhëniet me Festim Qolin

s.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT