• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRITET NGA HOMOLOGU HOLANDEZ/ Spiropali: Mbështetësim integrimin e Shqipërisë, brenda nëntorit çelet grupkapitulli i fundit
Home
Politikë

PRITET NGA HOMOLOGU HOLANDEZ/ Spiropali: Mbështetësim integrimin e Shqipërisë, brenda nëntorit çelet grupkapitulli i fundit

3 November, 2025 s.autor Politikë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit sot në Hagë nga Ministri i Jashtëm holandez David van Weel, në një takim me fokus partneritetin dhe mbështetjen e Holandës në rrugën e integrimit të shpejtë europian të Shqipërisë.

Të dy homologët nënshkruan një deklaratë të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetin europian. Deklarata e firmosur synon fuqizimin e mëtejshëm të partneritetit në fushën e integrimit europian, sigurisë dhe ekonomisë.

Ministrja njofton se e falenderoi homologun holandez për rekomandimin pozitiv që qeveria e tij ka dërguar në parlamentin holandez për çeljen brenda Nëntorit të grupkapitullit 5.

Ky kapitull përmbyll hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Sipas Spiropalit, qasja e Holandës për zgjerimin e BE-së bazuar mbi meritën, përkon me mbështetjen konstruktive të vendit mik për agjendën europianizuese të Shqipërisë.

Ministri holandez theksoi se vendi i tij do të vijojë mbështetjen për fuqizimin e kapaciteteve institucionale në rrugën e transformimit dhe fuqizimit demokratik të vendit.

????????????????Hagë – Kënaqësi të takohem me Ministrin e Jashtëm David van Weel, të cilin e falenderova për rekomandimin pozitiv që qeveria e tij ka dërguar në parlamentin holandez për çeljen brenda Nëntorit të grupkapitullit 5, i cili përmbyll hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Qasja e Holandës për zgjerimin e BE-së bazuar mbi meritën, përkon me mbështetjen konstruktive të vendit mik për agjendën europianizuese të Shqipërisë.

Si dy aleatë të NATO-s, Tirana dhe Haga do të jenë qendra të bashkëpunimit dhe shkëmbimit për përgatitjen e Samitit të NATO-s që do të mbahet në vendin tonë në 2027.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Identifikoi trupin e Che Guevara-s dhe u akuzua si spiun i KGB-së, ndërron jetë ish-gazetari dhe historiani i ‘The Guardian’
Previous article PANIK NË MES TË ROMËS/ Shembet një pjesë e Torre dei Conti, afër Coloseut. Ka të plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT