Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, raportoi në Kuvend në lidhje me punën e bërë nga institucioni që ai drejton gjatë vitit 2024.
Pyetja e parë të cilës Çela iu përgjigj ishte ajo nga nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, lidhur me krimin elektoral dhe përdorimin e administratës në fushatën zgjedhore për 11 majin, fakt që sipas Gjekmarkajt është evidentuar edhe në raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR të publikuar pak ditë më parë.
Çela u shpreh se në lidhje me krimet zgjedhore janë marrë disa masa, ndërsa disa hetime janë ende në vijim.
“Për sa i përket krimeve zgjedhore janë marrë disa masa. Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, është punuar për forcimin e koordinimit institucional me KQZ. Për të pasur një qasje të koordinuar institucionale.
Në vijim të kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, nga ana jonë u riorganizuan puna, brenda sistemit të Prokurorisë. U ngritën senksione të posaçme për të hetuar krimin zgjedhor. Pra këto ishin masat që u morën, për të përforcuar hetimin në lidhje me krimin. Janë një sërë çështjes penale që kanë filluar hetohen.
Me sa kam parë janë të shpërndara në të gjithë territorin e Republikën e Shqipërisë, ku lidhet me përdorimin e fondeve publike dhe administratës.
Pyetja e dytë lidhet me OSBE/ODIHR, me çështjen e patronazhistëve, të cilin nuk është asgjë tjetër, vetëm gjurmimi i qytetarëve, ku identifikojnë problemet, dhe zgjidhjen ja japin me këmbimin e votës për PS. Pra përdorimi i shtetit për vota. Sipas të dhënave vetë patronazhistët janë punonjës të administratës publike. ” tha Çela.


