Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati i ftuar në “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “Nes 24” ka folur për punimet që po bëhen në disa zonë për zbulimin e eshtrave të ushtarëve grekë.
Bushati deklaroi se janë të paktën zona në të cilën por gërmohet, por nuk foli me shifra rreth pretendimeve të palës greke për numrin e ushtarët.
“Ka për të gjitha zonat që do të kryhen gërmimet, janë të specifikuara në VKM. Ka shifra paraprake, ka shifra që janë rakorduar me palën greke. Jo çdo shifër e cila është supozuar, përputhet me gjetjet në terren. Siç kanë dëshmuar edhe ditët. Duhet të bëjmë të qartë dallimin mes pikave dhe vendeve ku do të kryhen gërmimet. Pikat e gërmimin në momentin që mbyllen, kthehen në gjendjen e mëparshme,” tha Bushati.
“Kam vendosur të mos biem në kurthin e shifrave. Që prej ditës kur është nisur operacioni i kërkimit, shifra e eshtrave të gjetura janë më pak se ato të pretenduara. Ndaj do isha i rezervuar për të dhënë shifra,” deklaroi Bushati.


