E ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u shpreh se protesta e 27 janarit është vetëm maja e ajsbergut. Ajo tha se opozita do organizojë protesta të tjera në muajt në vijim për largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Largimi i Edi Ramës është mision kombëtar. Sepse ne çdo ditë e më shumë shohim shqiptarë që po largohen nga Shqipëria. I patë si jetojnë shqiptarët në kampe në Francë, në Gjermani, ata pak të shkolluar po ikin, si mjekët, infermierët. Kemi biznese pafund që po largohen drejt vendeve të rajonit, për shkak të taksave të ulta. Ne si vendi më i varfër kemi taksat më të larta”, u shpreh Kryemadhi.
“Ky është vetëm fillimi, vetëm maja e ajsbergut të protestës”, tha Kryemadhi duke komentuar protestën e 27 janarit e cila sipas saj është më e madhja e viteve të fundit.
***
- PJESË NGA INTERVISTA
A i arriti protesta pritshmëritë e organizatorëve?
I arriti pritshmëritë. Ishte një protestë paqësore dhe pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme dhe tregoi se shumica e shqiptarëve janë kundër qeverisë., Pas shumë vitesh ne nuk kemi parë një pjesëmarrje kaq të madh. jemi vetëm tre muaj pas një qeverie të re dhe rrit përgjegëjsinë tonë ku në fakt protesta e 27 jabnarit ishte e suksesshme, por vendos përpara një sfidë të madhe opozitën, për të ndjekur popullin dhe drejtuar atë në këtë lëvizje.
Ata që thirrët i arritën pritshmëritë?
Erdhën, protestuan dhe nuk bënë dhunë. Ajo tregoi se shumica në Shqipëri është opozita, tregoi se bashkimi bën fuqinë, tregoi gjithashtu se shqiptarët larguan frikën. Tregoi gjithashtu se ka një frymë opozitare për të protestuar. Ky është vetëm fillimi, vetëm maja e ajsbergut të protestës. Kemi një qebveri jo bvetëm të inkriminuar por një qeveri e cila përdor shuma të mëdha parash brenda dhe jashtë vendit për të intimiduar qytetarët dhe treguar se gjithçka këtu është rozë, por në një kohë është e kundërta. Edhe reagimi i mediave ndërkombëtare tregonte se shqiptarët tre muaj pas qeveirjes së re të kryeministrit që akuzohet për kludhje me mafie, për ish-ministrin e Brendshëm si koka e trafikut të drogës, u komentuan në mediat ndërkombëtare. Ndërsa në median shqiptare këto veniten. Prandaj, mendoj se protsta e datës 27 është vetëm maja e asjbergut për shkak të pakënaqësisë së madhe popullore.
Kjo pakënaqësi si mund të kanalizohet?
Kërkon strategjinë e vet dhe ne jemi duke punuar në disa pista, në Fier, Durrës, Lushnje, Tiranë, Vlorë, në të gjithë Shqipërinë. Situata të tmerrshme të cilat qytetarët i vuajnë çdo ditë. Opozita ka filluar të zgjohet, të riorganizohet dhe të futet në ritmin e saj opozitar. Një opozitë e cila fillon dhe rindez motorët, është opozita perfekte e cila do sjellë edhe reagim.
Ju kërkoni të largoni qeverinë me protesta, por në këto 21 vite asnjë protestë nuk ka rrëzuar qeverinë…
Largimi i Edi Ramës ëhstë mision kombëtar. Sepse ne çdo ditë e më shumë shohim shqiptarë që po largohen nga Shqipëria. I patë si jetojnë shqiptarët në kampe në Francë, në Gjermani, ata pak të shkolluar po ikin, si mjekët, infermierët. Kemi biznese pafund që po largohen drejt vendeve të rajonit, për shkak të taksave të ulta. Ne si vendi më i varfër kemi taksat më të larta.
Në fund të protestës Basha kërkoi qeveri antimafia…Duhet një bashkëqeverisje PD-PS?
Duhet një bashkëqverisje për përgatitjen e zgjedhjeve. Me kë do shkosh në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër? Sot më shumë se kush se zgjedhjet e 25 qershorit ishin të blera nga paratë e drogës. E zbuloi antimafia italiane, ata i sollën përgjimet. Rëndësia e 27 janarit për mua theu frikën që kishte instaluar Rama, u solli dritën e syve të verbërve dhe dëgjimin të shurdhve. Edi Rama është vetëm, i ka 74 mandate vetëm, por janë përdorur miliona euro për blerjen e votave. Shikoni kursin e euros, luhatjen gjatë zgjedhjeve dhe do të shikoni si janë vërshuar eurot në fushatë në mënyrë të tmerrshme. Ky është pozicionimi i Ramës me 74 mandate të blera dhe pozicioni i Lulzim Bashës i cili për herë të parë bëri marrëveshje me Ramën, ne kemi bërë disa herë dhe jemi zhgënjyer (ke kemi ngrene 3 here). Jam i bindur se z.Basha, për shkak të moshës që ka, është i prirur për të ndërtuar të ardhmen e familjes së tij në Shqipëri, sesa për të qenë kryeministri i radhës.
Në fushatë Basha bateritë e sulmeve i pati ndaj LSI…Është tejkaluar kjo situatë?
Ishte një strategji e gabuar e PD, për shkak të pasigurisë.
Nëse bateritë do ishin drejtuar ndaj Ramës, kryeministër do ishte tjetër?
Po, do ishte tjetër, sepse Rama gjatë fushatës la hije dyshimi se do qeveriste me Partinë Demokratike. Loja që Rama luajti, duke krijiuar idenë e bashkëqeverisjes, arriti këtë. Mendoj se ishte një lojë e Ramës. Disa demokratëve u pëlqente ta bënin këtë. Ne si LSI, kjo ishte hëra e dytë që bashkëpunonim me Ramën, pas asaj të 2007 kur u rizgjodh në krye të Bashkisë së Tiranës, dhe në 2013 kur kërkonte të merrte pushtetin, sepse pa LSI nuk e merrte dot. Marrëveshja jonë me ta ishte e pasiqnertë, pavarësisht se mundoheshim të ishim korrektë, kujtoj që ministr atë LSI ishin të survejuar nga Ministria e Brendshme e Tahirit, janë përgjuar në mënyrë permanente, në zyra në makinë, kudo. Të mos them pastaj për zhveshjen e kompetencave. Drejtorët e LSI kanë qenë të përndjekur për 4 vjet. Në Ministrinë e Brendshme do gjeni sot jo vetëm zbardhje të bisedave të ministrave të LSI…
Të kujt tjetër, kryetarit të Kuvendit?
Po, sigurisht.
/shqiptarja


