• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDAL/ Dështon Vettingu… vetëm për një kompjuter
Home
Aktualitet
Drejtësi

SKANDAL/ Dështon Vettingu… vetëm për një kompjuter

1 November, 2017 Q.Autor Aktualitet, Drejtësi

Një kompjuter i prishur dështon procedurën për Vettingun në Gjykatën Kushtetuese. Një javë pasi u prezantua me pompozitet në media se Komisioni i Vetingut ka përzgjedhur dosjet e kontrollit për gjyqtarët kushtetues, rezulton se ky proces ende nuk ka nisur.

Burime nga Gjykata Kushtetuese thanë se shkak për anullimin e procedurës së përzgjedhjes me short të dosjeve që do të kontrollohen, u bënë disa problemeve teknike. Po këto burime shtojnë se, vendimi për shtyrjen e shortit është marrë nga përfaqësuesit e Komisionit të Vetingut, të cilët nuk kanë preferuar që të presin deri në rregullimin e kompjuterit.

Të enjten e kaluar, Komisioni i Vetingut kishte parashikuar hedhjen e shortit për përzgjedhjen e dosjeve të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Sipas procedurës, shorti është elektronik dhe realizohet në prani të anëtarëve të Komisionit të Vetingut.

Në momentin që do të niste procedura është konstatuar se kompjuteri që do të shërbente për përzgjedhjen elektronike të dosjeve ka pasur probleme. Kjo situatë ka acaruar përfaqësuesit e Komisionit të Vetingut, të cilët kanë pretenduar “kushte perfekte laboratorike”, pasi procesi që ata do të zhvillojnë është “tejet special”.

Administrata e Gjykatës Kushtetuese ka qenë e gatshme që të riparonte në një kohë shumë të shpejtë problemin teknik. Por, ky sugjerim nuk ka gjetur përkrahjen e komisionerëve, të cilët kanë folur për zvarritje të qëllimshme. Ata janë larguar, duke deklaruar se do të bëjnë kallëzim penal për administratën për shkak të defektit të kompjuterit.

Pavarësisht kësaj situate absurde, në thuajse të gjithë median, të enjten e kaluar u publikua gjerësisht që “nisi Vetingut në Gjykatën Kushtetuese”. Asnjëra palë, as Komisioni i Vetingut dhe as Gjykata Kushtetuese nuk sqaruan se ky proces ende nuk ka nisur. Madje, deri ditën e sotme, shorti në këtë institucion ende nuk është hedhur.

Ashtu siç, Komisioni i Vetingut nuk deklaron se, realisht, edhe godina e reklamuar si e përfunduar në fillim të kësaj jave, në fakt ende nuk ka përfunduar.

Të hënën, në një ceremoni të veçantë, drejtuesit e Komisionit të Vetingut zhvilluan ceremoninë e përurimit të godinës së tyre, ish-Lidhja e Shkrimtarëve. Ceremonia u zhvillua në oborrin e ndërtesës dhe media nuk u lejua të hynte brenda. Persona që ndjekin punimet në këtë ndërtesë deklarojnë se punimet janë ende në zhvillim në ambjentet e brendshme. Deri më tani mungojnë pajisjet, rrjetet kompjuterike dhe lehtësira të tjera, të nevojshme për administratën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dedikimi i mbesës për gjyshërit e saj ka prekur rrjetin
Previous article Doni të ndiqni studimet në SHBA/ Ja një lajm i mirë nga Ambasada Amerikane

Q.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT