• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dedikimi i mbesës për gjyshërit e saj ka prekur rrjetin
Home
Sociale

Dedikimi i mbesës për gjyshërit e saj ka prekur rrjetin

1 November, 2017 Q.Autor Sociale

Askush nuk mund t’i zëvendësojë gjyshërit. Raporti i nipërve me gjyshërit është tejet i veçantë. Të gjithë duhet ta vlerësojmë kohën që kalojmë me ta, pasi janë të pazëvendësueshëm. Dashura që gjyshërit i dhurojnë gjithësecilit prej nesh është një dashuri e pakufijshme, e po ashtu duhet t’ia kthejmë në të njëjtën mënyrë. Por fatkeqësisht marëdhënia jonë me ta është tejet e shkurtër. E vetmja gjë që na mbetet pas ikjes së tyre janë fotot, letrat, dhe sendet e tyre, që i shohim me aq shum mall, e mundohemi t’i kujtojmë ato momentet e paharrueshme me ta, duke ia kuptuar me të vërtetë rëndësinë që ndoshta nuk e kemi kuptuar më herët. Kështu ka ndodhur edhe me nje vajzë e cila jeton në Modena të Italisë. Ajo kujton me mall momentet e kaluara me gjyshërit e saj, si edhe historinë e tyre të dashurisë. Vajza tregon edhe për momentet e vështira të gjyshërve të tyre gjatë regjimit komunist në Shqipëri. E në fund i uron ata të prehen bashkë, të qetë e të dashuruar.

Ja letra e saj e plotë..

 

“Gjysherve te mij!!! I miei adorati nonni!!!

Ishte viti 1938 kur ju kurorezuat Dashurine tuaj te madhe .Djaloshi nga Vlora me syte blu te thelle si deti Jon, dhe Bukuroshja e Durresit , e brishte , delikate e embel si ajo….Kur dikush thonte i ngjan Lutfijes, ti buzeqeshje dhe na peshperisje ne vesh, askush nuk i ngjan asaj.Ajo ishte Bukuroshja e Durresit qe nuk mund te krahasohej me askend per ty. Kjo histori do te behej perralla me e dashur per ne niperit e tu gjysh i dashur.Sa here te pyesnim se si e ke njohur gjyshen tone , syte e tu shkelqenin dhe perloteshin nga dashuria .Dhe na tregoje me rradhe , foton e pare qe e kishtit bere fshehurazi ne oborrin e shtepise ne Vlore ne mes te trendafilave, letrat e para te dashurise , te kaltera ishin si syte e tu,te gjyshes ishin ngjyre roze me lule ne cep …Keto letra dhe foton e pare ti i ruaje si Thesar .Me kujtohet kur humbe portofilin qaje si femije jo sepse kishte leke brenda, Aty ruhej me kujdes kjo foto …Dhe mami im te ciles ti i therrisje Vajze dhe ajo natyrisht te falte dashurine dhe perkujdesjet qe i fal vetem nje vajze babait te saj te tha : Mos u merzit bab do ti zevendesojme te gjithe leket qe te kane humbur ….dhe Ai me gjysem zeri peshperiti: Ehhh moj vajze ate foto nuk ma zevedeson dot…Gjyshi im i mire qe ti thyen Endrrat ne mes te moren Rinine ne burgjet me te tmerrshem te diktatures….Por nuk arriten kurre te merrnin Fisnikerine dhe Dinjitetin .Ahh sa deshironin nje gje te tille ,por deri aty nuk arrinin dot sepse qenia e tyre arrinte deri tek Birucat e errta dhe te ftohta , qe i kishin krijuar vete, nga frika qe kishin nga njerez si ju, Fisnik dhe te Larte… Une jam e Bekuar sepse quhem ashtu siç deshiroje ti gjyshi im .Te kam quajtur keshtu moj bij qe te eci jeta mbare .Sa deshire kishe te me shihje nuse te veshur me te Bardha por per fat te keq nuk ja arrite asaj dite….Por nje dite ja arrite ama .Te shihje me syte e tu kur terhiqesh Zvarre Diktatori dhe te shkaterrohej busti i tij.Me duart qe te dridheshin qendroje afer televizorit dhe thoje : Ja arrita kesaj dite tashti mund te vdes i qete .Kur djemte e tu te pyeten ,na trego tani si quheshin ata qe te torturuan, ti tunde koken dhe the: Nuk me kujtohen more djem ,ato mostra kishin fytyren e djallit te gjithe.Dhe ti i kujtoje shume mire , por dashuria jote per bijte e tu kapercente çdo lloj hakmarrje dhe torture…Qofshit te qete gjysherit tone te mrekullueshem , qofshi bashke te dashuruar ne nje kopsht trendafilash aty ku shpertheu Gonxhja e pare e Dashurise tuaj te madhe.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kush është Prefektja e re e Tiranës, e para kolonele femër në Shqipëri
Previous article SKANDAL/ Dështon Vettingu... vetëm për një kompjuter

Q.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT