• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Majko me emigrantët në Itali: Kontribuuan në krijimin e një lidhje të ngushtë
Home
Shqipëri

Majko me emigrantët në Itali: Kontribuuan në krijimin e një lidhje të ngushtë

29 January, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Një histori suksesi. Kështu është cilësuar eksperienca e emigrantëve shqiptarë në Itali gjatë konferencës së titulluar “Itinerar shqiptar”, ku ishte i pranishëm Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Në konferencën e organizuar nga shoqata “Ochio Blu” në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Romë e ku morën pjesë zyrtarë dhe ekspertë mbi çështjet e emigracionit, Majko e vuri theksin tek shembulli pozitiv që përfaqëson komuniteti shqiptar në Itali.

“Ajo që ka ndodhur me shqiptarët e Italisë mund të konsiderohet një nga eksperiencat më të suksesshme të emigracionit në Europën Lindore”, ishin fjalët e Ministrit, i cili shtoi se arbëreshët dhe emigrantët e rinj kanë kontribuar në krijimin e një lidhje jashtëzakonisht të ngushtë mes Shqipërisë dhe Italisë. Ministri e informoi panelin lidhur me hapat e shpejtë që po ndërmerren për ti ofruar një mbështetje edhe më të madhe emigrantëve, si nga pikëpamja institucionale ashtu edhe nga ajo ligjore.

Majko foli mbi debatin për të drejtën e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, çështje kjo, e cila siç tha, gëzon konsensus në politikën shqiptare. Ministri përmendi gjithashtu iniciativat dhe përpjekjet e Ministrisë së Diasporës dhe gjithashtu qeverisë për tu krijuar lehtësira emigrantëve shqiptarë në të gjithë botën.

Pjesëmarrësit në konferencë u ndalën tek historitë e suksesshme të shqiptarëve në Itali, si një dëshmi e integrimit të plotë të tyre. Gjate konferencës u diskutua edhe mbi problematikat e komunitetit tonë atje dhe mënyrat e tejkalimit të tyre. “Shqiptarët në Itali, një histori e suksesshme emigracioni” quhej dokumentari i shfaqur në vazhdën e konferencës, i cili tregoi rrugëtimin e diasporës sonë atje.

Më herët gjatë së hënës, Ministri i Shtetit për Diasporën u takua me Drejtoreshën e Përgjithshme të Migracionit dhe Politikave të Integrimit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale në Itali, Tatiana Esposito. Bisedimet u përqendruan tek çështje që prekin komunitetin shqiptar në Itali.

Majko e informoi znj. Esposito lidhur me strukturat e ngritura nga Ministri i Shtetit dhe qeveria shqiptare, duke kërkuar bashkëpunim të ngushtë me strukturat italiane për zgjidhjen e problematikave për komunitetin tonë atje. Ministri e vuri theksin tek rëndësia e shkëmbimeve të ideve dhe informacioneve, për të mundësuar një qasje sa më të efektshme ndaj komuniteteve që jetojnë në të dyja vendet.

Esposito u shpreh e disponueshme për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që do ti adresohen Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. Në takim u diskutua edhe për një projekt të ri mes dy vendeve, që do të ketë në fokus problematikat e komuniteteve shqiptare dhe italiane. Ministri e ftoi Drejtoreshën e Përgjithshme të Migracionit dhe Politikave të Integrimit në një vizitë në Tiranë, siç tha, për të diskutuar më hollësisht mbi temat e prekura në takimin e së hënës. E pranishme në takim ishte edhe Ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri.

Të dielën Majko, i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Vatikan, Majlinda Dodaj dhe Ambasadorja shqiptare në Romë, Anila Bitri, ndoqi meshën e mbajtur në gjuhën shqipe, në kishën e hershme “San Giovanni della Malva”. Mesha e zhvilluar në kishën që u është vënë në dispozicion shqiptarëve të Italisë që prej vitit 2004, gjate papatit të Papa Gjon Pali i II, u drejtua nga Don Pasquale Ferraro, prift arbëresh nga Piana degli Albanesi.

Ne fjalën e tij, Ministri i Shtetit për Diasporën u shpreh i nderuar për praninë në atë që e quajti, shtëpi të shqiptarëve, veçanërisht në një moment të rëndësishëm si përkujtimi i 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Marrëdhënien e shqiptarëve me Vatikanin dhe Kishën Katolike, z. Majko e cilësoi një testament të heroit tonë kombëtar. Pas përfundimit të meshës sopranoja e talentuar Ana Lushi performoi këngë të zgjedhura shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbishkrime fyese për serbët, Haradinaj dënon ngjarjen në fshatin Uglar
Previous article Hidhet shorti në Kupën FA, mësohen çiftet e 1/8-tës

g.autor

Postime të ngjashme

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT