• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK NA NDALON AS GJYKATA”/ Reagimi befasues i Binajt pas pezullimit të zgjedhjeve
Home
Politikë

“NUK NA NDALON AS GJYKATA”/ Reagimi befasues i Binajt pas pezullimit të zgjedhjeve

9 October, 2025 s.autor Politikë

Florjan Binaj, kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita për Bashkinë e Tiranës, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e shkarkimit të Erion Veliajt dhe ndalimin e përkohshëm të dekretit presidencial që parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve më 9 nëntor.

Në një postim në rrjetet sociale, Binaj shprehet i vendosur për të vijuar garën, pavarësisht çdo ndryshimi në kalendarin zgjedhor.

“Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim,” shkruan ai, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes qytetare në politikë.

Sakaq, ai e cilësoi garën në Tiranë si hapin e parë të një rruge më të gjatë drejt një politike të ndershme, dhe u bëri thirrje qytetarëve të angazhohen çdo ditë për të rikthyer besimin te politika si shërbim publik.

“Deri atëherë, ju ftoj të punojmë çdo ditë për të ndezur në mendjet dhe zemrat e qytetarëve besimin tek politika e ndershme, tek politika e punës. Pushteti buron nga qytetarët dhe duhet të punojë vetëm për ta,” shton më tej Binaj, duke përfunduar se “partia më e rëndësishme dhe më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNOHET PUNONJËSI I PASTRIMIT NË VLORË/ 70-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore
Previous article U SHKARKUA NGA DETYRA E PERFEKTIT TË QARKUT VLORË/ Nesturi: Faleminderit bashkëpunëtorëve dhe kryeministrit

s.autor

Postime të ngjashme

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

"KUSH MË QUAN TRADHËTAR ËSHTË I PAFYTYRË"/ Rama u përgjigjet nga Shkodra akuzave të protestuesve Politikë

"KUSH MË QUAN TRADHËTAR ËSHTË I PAFYTYRË"/ Rama u përgjigjet nga Shkodra akuzave të protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT