• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U SHKARKUA NGA DETYRA E PERFEKTIT TË QARKUT VLORË/ Nesturi: Faleminderit bashkëpunëtorëve dhe kryeministrit
Home
Aktualitet
Kronikë

U SHKARKUA NGA DETYRA E PERFEKTIT TË QARKUT VLORË/ Nesturi: Faleminderit bashkëpunëtorëve dhe kryeministrit

9 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Plator Nesturi ka bërë një reagimin në rrjetet sociale pas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave, për lirimin e tij nga detyra si prefekt i Qarkut Vlorë.

Në reagimin e tij, Nesturi falenderon bashkëpunëtorët e tij që e shoqëruan gjatë kohës që ushtronte funksionin e prefektit, si dhe kryeministrin Edi Rama për besimin.

“Dua të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time për të gjithë bashkëpunëtorët e mi të cilët i pata krahë dhe më ndihmuan në ushtrimin e detyrës së Prefektit të Qarkut të Vlorës.

Falënderoj Kryeministrin, zotin Edi Rama, për mundësinë që më dha duke më emëruar Prefekt i Qarkut të Vlorës dhe për të kontribuuar për komunitetin të cilit i përkas në zhvillimin dinamik të gjithë zonës sonë.

Çmoj dhe vlerësoj kryetarët e të shtatë bashkive te qarkut Vlorë për bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm në këto muaj. U jam falënderues të gjithë qytetarëve nga Vlora, Himara, Selenica, Saranda, Finiqi, Delvina dhe Konispoli, për mesazhet e tyre vlerësuese në këto ditë duke më bërë të jem i dedikuar më shumë për të kontribuar për ta në çdo pozicion e etapë të jetës time.

Të gjithë së bashku kemi bërë të mundur që gjatë kësaj periudhe të bashkëpunojmë dhe të përballojmë sfidat që na ka sjellë koha, për të shtuar gurë të tjerë në favor të së ardhmes të vendit dhe të familjeve tona.

RESPEKT E MIRËNJOHJE për të gjithë ju.

Plator Nesturi”,- thuhet në reagim.

Nesturi u zëvendësua në detyrën e prefektit të Qarkut Vlorë nga Evis Allushi, më herët kandidate për deputete e Partisë Socialiste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK NA NDALON AS GJYKATA"/ Reagimi befasues i Binajt pas pezullimit të zgjedhjeve
Previous article "NUK KA ASNJË HAP PRAPA"/ Kremlini: Bisedimet me SHBA-të për Ukrainën janë në pauzë

s.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT