• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOS MË DËBONI, SE MË PRISHET MARTESA”/ Gjykata nuk dëgjon lutjet e trafikantit shqiptar
Home
Aktualitet
Kronikë

“MOS MË DËBONI, SE MË PRISHET MARTESA”/ Gjykata nuk dëgjon lutjet e trafikantit shqiptar

18 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një trafikant shqiptar droge, i dënuar në Britaninë e Madhe, do të dëbohet nga vendi pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të Emigracionit, e cila përmbysi një vendim më të hershëm që i kishte lejuar të qëndronte për arsye familjare.

Roland Matranxhi, i cili hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në qershor 2018 dhe më pas mori status të përkohshëm, u dënua në vitin 2023 me katër vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Kurorës në Mançester, shkruan A2 CNN. Ai u shpall fajtor si pjesë e një bande që menaxhonte një fermë të madhe kanabisi në Bolton, ku policia gjeti sasi të konsiderueshme droge me vlerë mes 100 mijë dhe 200 mijë paundësh, 11 mijë paund para cash dhe shënime mbi kultivimin.

Pas dënimit, Ministria e Brendshme nisi procedurat e dëbimit, por Matranxhi apeloi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Emigracionit. Bashkëshortja e tij portugeze dëshmoi se nuk do të shpërngulej në Shqipëri, pasi jetonte me motrën e saj në Britani dhe nuk kishte lidhje me Shqipërinë. Gjykata e parë argumentoi se marrëdhënia e çiftit do të “ftohej” nëse ai dëbohej dhe se zhvendosja e saj në Shqipëri do të ishte “e padrejtë dhe e vështirë”.
Megjithatë, Gjykata e Lartë e Emigracionit e hodhi poshtë këtë vendim, duke e cilësuar “të pajustifikuar nga faktet”. Gjykatësi Clive Lane theksoi se Matranxhi nuk kishte provuar “rrethana shumë bindëse” që të mbizotëronin mbi interesin publik për dëbimin e tij. Vendimi përfundimtar urdhëron largimin e tij nga Britania, pavarësisht lidhjes martesore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS SEANCA PLENARE NË KUVEND/ Prezantohet qeveria e re dhe programi i mandatit të katërt
Previous article GAZA NË KOLAPS/ 4 sulme ajrore në orë. Shkakton zemërim ministri izraelit: Lufta paguhet vetë, zona si minierë ari

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren Aktualitet

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi Aktualitet

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg Aktualitet

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT