• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GAZA NË KOLAPS/ 4 sulme ajrore në orë. Shkakton zemërim ministri izraelit: Lufta paguhet vetë, zona si minierë ari
Home
Nderkombetare

GAZA NË KOLAPS/ 4 sulme ajrore në orë. Shkakton zemërim ministri izraelit: Lufta paguhet vetë, zona si minierë ari

18 September, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Qyteti i Gazës po mbahet nën një valë të re shkatërrimi: Forcat izraelite godasin deri në katër herë në orë lagjet më të populluara, ndërsa rrjeti i telefonisë dhe internetit është shembur, duke izoluar edhe më shumë pjesën më të goditur të botës.

Sipas zyrtarëve ushtarakë izraelitë, operacionet synojnë të gjejnë dhe të neutralizojnë udhëheqësit e Hamasit. I njohur si “Fantazma”, Izz al-Din al-Haddad dyshohet se fshihet brenda labirintit të tuneleve të Gaza.

“Do na duhen 2–3 muaj për të kontrolluar qytetin, dhe edhe më shumë për të kapur të gjithë terroristët”, tha një zyrtar i Kirya-s, selisë ushtarake në Tel Aviv. Kreu i shtabit Eyal Zamir paralajmëroi se për të “zhdukur ushtarakisht” Hamasin mund të duhen vite.

Raportimet flasin për dhjetëra mijëra viktima. Hamasi njofton mbi 65 mijë të vdekur. Në spitalin Shifa mbërriti një nënë me fëmijën e saj të vdekur, dyshohet se u goditën nga një bombë 200-kilogramëshe që goditi pallatin ku flinin. Një familje u shkatërrua në një kamp të Muwasi-s, pranë zonës humanitare të ngritur për të strehuar rreth një milion njerëz të zhvendosur nga Gaza City.

Mes rrënimeve ka humbje edhe të pasurive kulturore. Një depo me mijëra artefakte arkeologjike, përfshirë mozaiket e një manastiri bizantin të shekullit IV, u shkatërrua gjatë një shpërthimi. Forcat izraelite thonë se magazina ishte përdorur nga Hamasi për qëllime inteligjence.

Në kufirin me Gazën, ministri konservator Bezalel Smotrich tha fjalë që kanë ngjallur zemërim.

A ju dhemb shpina apo gjunjët? Dhimbja largohet brenda 2 netëve
ArtroFlex

Psoriazë? Po ju tregoj se si ta zhdukni atë brenda 5 ditësh!
Dermal
Si të shpëtoni nga kapsllëku dhe fryrja pa klizma dhe dhimbje
Gastro Zen

Venat me variçe bëhen të shëndetshme! Ja çfarë duhet të bësh
EasyFlow
“Kjo luftë paguhet vetë. Shkatërrimi është bërë, tani vetëm duhet të ndërtojmë”, duke e përshkruar zonën si një “minierë ari” për zhvillime të ardhshme. Ndërkaq, Papa Leoni XIV e cilësoi situatën si “të papranueshme”, duke rikujtuar se çdo jetë ka dinjitet të pacenueshëm.

Zyrtarët ushtarakë izraelitë paralajmërojnë se numri i luftëtarëve në qytet, që më parë vlerësohej 2–3 mijë, po rritet. Në qytet kanë hyrë “elementë të rinj”, të rekrutuar për luftë guerile, pritje me shpërthime dhe sulme me snajperë. Gazetarët ushtarakë parashikojnë se në ditët e ardhshme mund të nisë një fazë intensive manovrash që do të shoqërohet me hyrjen më masive të trupave brenda qytetit.

Qeveria izraelite ka urdhëruar hapjen e Salah a-Din Street deri të premten në orën 12:00 për të lehtësuar largimin drejt jugut, por zyrtarët paralajmërojnë se rreth 100 mijë palestinezë nuk do të largohen, një fakt që do ta vështirësojë dhe më shumë operacionin. Nga ana tjetër, dhjetëra mijëra të zhvendosur po kthehen në qytet, duke dëshmuar se shumë s’kanë ku të shkojnë.

Situata humanitare vazhdon të përkeqësohet ndërsa bota shikon me shqetësim dhe pyetjen se sa do të zgjasë akoma ky cikël dhune që po shndërron Gazën në një zonë të shkatërruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS MË DËBONI, SE MË PRISHET MARTESA"/ Gjykata nuk dëgjon lutjet e trafikantit shqiptar
Previous article ANALIZË/ Pse Amerika ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm pas vrasjes së Charlie Kirk

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT