• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PS NIS REFORMËN NË KUVEND/ Të hënën diskutimi për ndryshimin e numrit të komisioneve parlamentare
Home
Politikë

PS NIS REFORMËN NË KUVEND/ Të hënën diskutimi për ndryshimin e numrit të komisioneve parlamentare

13 September, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Me konstituimin e Parlamentit te ri  dhe zgjedhjen e Niko Peleshit në krye, socialistët kanë përveshur mëngët për ti dhënë drejtim agjendës së tyre politike.

Porosia e Edi Rama e shprehur Asamble për të reformuar Kuvendin,  pritet të vihet në zbatim me të trokitur e hëna pasi  kryeparlamentari i ri pret  ne kryesine e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare.

“Ftoj kryetarët e  grupeve parlamentare  për  një takim ditën e hënë me datës 15 shtator në ora 11: 00 në kryesinë e Kuvendit për të diskutuar dhe për të dorëzuar  propozime e tyre për kryesine e Byrosë së Kuvendit, sekretariatet e Kuvendit, përbërjen për këshillin e rregullores dhe mandatet  dhe këshillin për legjislacionin  dhe delegacionet e përhershme në organizatat ndërkombëtare“-u shpreh Peleshi.Kjo ftese ngjan me shume si kortezi politike sesa  dëshirë për dialog pasi agjenda e ditëve në vijim tregon se socialist  e kane ndare mendjen për te ndryshuar numrin e komisioneve të  përhershme kuvendore  dhe drejtimin e tyre.

Për ta bërë realitet  shtimin e tyre nga 8 në 11,  është e domosdoshme  ndryshimi i Rregullores se Kuvendit, ndaj të martën mazhoranca ka parashikuar mbledhjen e Këshillit t ë Rregullores dhe Mandateve   për të shqyrtuar  dokumentin  ku shkruhen rregullat e bashkëjetesës politike  në Kuvend . Në të  njëjtën ditë projekt-vendimi për ndryshmin e komisioneve kuvendore do i kalojë seancës plenare që pasditen e 16 shtatorit   që do thirret për të votuar  me procedurë të përshpejtuar  rregulloren dhe strukturën e re te Kuvendit.

Teksa socialistet i kane idetë e qarta, demokratet duket se do ti imponohen serish forcës se kartonit  të shumicës qeverisëse pasi me ndryshimin  e komisioneve do te humbasin edhe një nga asetet e betejës politike, komisionin e integrimit i cili do te shkrihet me atë te jashtmin.

Me të mbyllur punën me komisionet , i vjen radha kabinetit Rama 4. Konferenca e kryetareve  që pritet të thirret të mërkurën do të përcaktojë kohen e debatit për qeverinë e re dhe programin e saj në dy seanca maratonë. Më votimin e qeverisë se re  pasditen e se premtes pritet që kabineti i ri ti drejtohet Presidencës për t’u betuar me dorën ne Kushtetuta para kreut te shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË DIELËN PROTESË NË HAGË/ Nisen drejt Holandës veteranët e UÇK-së: Liri për heronjtë tanë
Previous article NGA POLI I VERIUT DERI NË MESDHE/ NATO nis operacionin special pas futjes së dronëve rusë në Poloni

s.autor

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT