• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E PARAKOHSHME NË TIRANË/ Iris Luarasi: Kë mendoj përballë Manastirliut nga PD
Home
Politikë

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME NË TIRANË/ Iris Luarasi: Kë mendoj përballë Manastirliut nga PD

11 September, 2025 s.autor Politikë

Kabineti i ri qeveritar i shpallur ditën e sotme nga kryeministri, Edi Rama, solli ndryshime të rëndësishme, emra të rikonfirmuar në pozicionet e tyre, por dhe nga ata që vijnë për herë të parë.

Ajo që bëri “bujë” ishte hapja e rrugës për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, kjo për shkak të arrestimit të Erion Veliajt.

Rama, përgjatë fjalimit të tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate, duke e hequr kështu nga përgjegjësia e të qenurit një ministre.

Por me kë mund të përballet Manastirliu në zgjedhjet e parakohshme nga kampi opozitar?

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, foli për këtë çështje.

Luarasi u shpreh se Manastirliu i ka të gjitha shanset për të qenë një kryebashkiake, pavarësisht sfidave që e presin përpara në kohë fushate. Socialistja shtoi se nga opozita, nuk pret ndonjë surprizë.

Ajo cilësoi se nuk mund të thotë me siguri një emër të veçantë që do të vihet me siguri përballë Manastirliut, por u shpreh se beson që mund të kenë shanset figurat Ilir Alimehmeti dhe Belind Këlliçi nga PD-ja.

“Në qoftë se do të isha jashtë pjesës politike, do kisha thënë emra si zoti Alimehmeti, mund të ishte patjetër një kandidat i mirë përballë zonjës Manastirliu. Por, edhe ndoshta zoti Këlliçi”, tha ajo

Pavarësisht rezultatit të Këlliçit përballë Veliajt, Luarasi shprehet më “mbështetëse” ndaj figurës së Alimehmetit përballë Manastirliut, e kjo sepse ai nuk përfaqëson “politikën e vjetër”, e mund të mbrojë kauzat e opozitës më mirë.

Po kështu, deputetja socialiste u bazua dhe mbi faktin se Alimehmeti mori një mbështetje të gjerë nga demokratët në zgjedhjet e 11 majit, pavarësisht se nuk mori dot votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Parlamentit të ri.

“Prandaj kur e përmenda nuk e thash zoti Këlliçin të parin, thash zoti Alimehmeti, i cili ka treguar se bëri një fushatë të mirë. Mblodhi një numër të konsiderueshëm votash për Parlament, pavarësisht se ai nuk hyri.

Kështu që po të isha një mbështetëse e opozitës, do të doja të shikoja njerëz që nuk janë pjesë e politikës së vjetër, e në një farë mënyrë patjetër kanë një loj prezantimi dnjitoz për të prezantuar kauzat që ka opozita”, u shpreh socialistja.

Pasi Rama propozoi Manastirliun si kandidate për kryebashkiake të Tiranës, ai kërkoi nga Këshilli Bashkiak nisjen e procedurave për shkarkimin e kryetarit aktual, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej shkurtit të këtij viti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MEGAOPERACIONI NË ELBASAN/ Gjykata jep vendim për 27 të akuzuar. 16 arrest në burg, 7 arrest shtëpie dhe 4 hetim në gjendje të lirë
Previous article "NË VITIN 2029 JEMI NË LUFTË"/ Ngre alarmin komanda gjermane: Na duhen 100 mijë trupa aktivë

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT