• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MEGAOPERACIONI NË ELBASAN/ Gjykata jep vendim për 27 të akuzuar. 16 arrest në burg, 7 arrest shtëpie dhe 4 hetim në gjendje të lirë
Home
Aktualitet
Kronikë

MEGAOPERACIONI NË ELBASAN/ Gjykata jep vendim për 27 të akuzuar. 16 arrest në burg, 7 arrest shtëpie dhe 4 hetim në gjendje të lirë

11 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas një seancë që zgjati rreth 6 orë, Gjykata e Elbasanit vendosi të lërë në burg 16 nga 27 personat e arrestuar gjatë operacionit “First Day”. Ata akuzohen për shitje droge në doza të vogla. Gjatë operacionit u kapën vetëm shpërndarësit dhe jo “kokat” e narkotrafikut.

Në Gjykatën e Elbasanit u zhvillua seanca për masat e sigurimit për 27 personat e arrestuar për shpërndarje droge. Gjykata ka vendosur arrest me burg për 16 persona, 7 janë lënë me arrest shtëpie dhe 4 në masën detyrim paraqitje.

Seanca zgjati per rreth 6 orë dhe u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Të arrestuarit u transportuan me autobus nga gjykata në paraburgim.

Gjatë megaoperacionit të koduar “First Day”, zhvilluar 4 ditë më parë, policia tha se janë sekuestruar sasi kokaine e kanabisi, pistoleta, peshore elektronike që shërbente për të peshuar lëndët narkotike, thika, përforcues grushti, steka duhani të kontrabanduara, laptopë, tableta, 24 celularë dhe shuma parash në euro, paund, dollarë e franga zvicerane.

Aksioni për trafikimin e lëndëve narkotike është zhvilluar në qytetet Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cërrik, Belsh dhe Elbasan.

Nga hetimi është arritur të identifikohen vetëm shitësit fundorë të hashashit e kokaines, që janë kapur me disa doza.

Ndërsa për furnizuesit e tyre nuk është arritur të sigurohen prova, pasi sipas prokurorisë, ata nuk rezulton t’u shesin lëndë narkotike personave të panjohur. Burimet e organit të akuzës bëjnë me dije se droga kalon në disa duar derisa mbërrin tek përdoruesit, përmes shitësve fundorë.

Nga hetimet, ka rezultuar se 27 personat që janë nën hetim, e shisnin drogën në zona të caktuara të lagjeve të qyteteve, pranë shkollave, në lokale apo dhe ambiente të tjera.

Masat arrest në burg:
Mariglen Qosja 38 vjeç
Arjan Bica 42 vjeç
Marcelino Brahja 24 vjeç
Stivjo Bardhi 38 vjeç
Domeniko Elezi 38 vjeç
Gentian Tartari 37 vjeç
Pjerin Qereshniku 50 vjeç
Aizberg (Alket) Bitri 52 vjeç,
Erist Skilja 48 vjeç
Mikel Bezhani 45 vjeç
Ilir Bahidi 41 vjeç
Panter Tafani 30 vjeç
Kevi Kanani 30 vjeç
Klodian Hakballa 34 vjeç
Arben Kasa 50 vjeç
Arjan Topalli 31 vjeç
Masat arrest në shtëpi:
Shyqyri Bica 56 vjeç
Shkelzen Shkrepi 46 vjeç
Filip Thoma 34 vjeç
Hysen Grami 64 vjeç
Bardhyl Grami 64 vjeç
Franc Ruçi 24 vjeç
Klajdi Çota 24 vjeç
Masat detyrim paraqitje:
Leonard Xhaferri 50 vjeç
Jokli Anastasi 32 vjeç
Vilson Dyrmyshi 36 vjeç
Neritan Duzha 43 vjeç
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPET TESTAMENTI SEKRET I GIORGIO ARMANI/ Misteri i dy dokumenteve të shkruara me dorën e tij, amanetet e fundit të stilistit të famshëm
Previous article ZGJEDHJET E PARAKOHSHME NË TIRANË/ Iris Luarasi: Kë mendoj përballë Manastirliut nga PD

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT