• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET 54-VJEÇARI NË MALËSINË E MADHE/ Si u kap duke u kujdesur për bimët e kanabisit
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHET 54-VJEÇARI NË MALËSINË E MADHE/ Si u kap duke u kujdesur për bimët e kanabisit

10 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 54-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe, pasi u kap duke u kujdesur për disa bimë kanabisi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Jubicë, ku 54-vjeçari u gjet brenda parcelës të mbjellë me bimë narkotike. Konkretisht, ai kishte mbjellë 137 bimë kanabisi. Këto bimë u asgjësuan nga policia duke u djegur, teksa 54-vjeçari u dërgua në komisariatin e Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Policia e Malësisë së Madhe ka finalizuar një goditje ndaj veprimtarive të paligjshme të kultivimit të lëndëve narkotike, në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të kryera në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi I. R., 54 vjeç, banues në fshatin Jubicë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në momentin kur ndodhej në një parcelë me 137 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, të cilat i kishte kultivuar në tokë publike, në afërsi të zonës së banuar. Pas dokumentimit të rastit, bimët narkotike u asgjësuan në vendngjarje përmes djegies, në prani të strukturave hetimore.
Materialet procedurale në ngarkim të 54-vjeçarit iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vijimin e hetimeve dhe ndjekjen penale për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, në kundërshtim me nenin 284 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KROACIA BLLOKOI DOMATET ME PESTICIDE/ Identifikohen dy inspektorët e arrestuar të AKU-së që lejuan eksportimin
Previous article MASHTROI KLIENTEN E SAJ DHE I MORI SHUMA TË MËDHA EUROSH/ Shpallet në kërkim avokatja nga Lushnja

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT