• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E FATOS CRNAJT/ Hetuesit italianë: Ish-polici shqiptar u vra për hakmarrje
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E FATOS CRNAJT/ Hetuesit italianë: Ish-polici shqiptar u vra për hakmarrje

31 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Hetuesit italianë kanë dalë në konkluzione të rëndësishme në lidhje me hetimin për vrasjen e ish-policit shqiptar Fatos Cenaj më 8 qershor të këtij viti në një provincë të Padovës.

Sipas prokurores Maria d’Arpa që udhëheq hetimin, 58-vjeçari Fatos Cenaj është vrarë për hakmarrje.

Një person është tashmë në hetim nga hetuesit italianë për veprën vrasje me paramendim. Falë pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të mbledhura, gjithçka flet për një vrasje të planifikuar.

Pistat hetimore kanë çuar në Shqipëri, ku mendohet të ketë lindur shkaku i kësaj hakmarrjeje të mundshme.

Hetimet nuk kanë gjetur asnjë provë për konflikte apo kërcënime gjatë qëndrimit të tij në Itali, çka forcon pistën e lidhjeve me të kaluarën në Shqipëri. Autoritetet italiane po bashkëpunojnë ngushtë me ato shqiptare për të analizuar të gjitha lidhjet, konfliktet e mundshme dhe personat që mund të kishin arsye për hakmarrje, sipas shtypit Italian.

Disa persona janë marrë në pyetje, përfshirë familjarë, të njohur dhe banorë të zonës. Ndërsa gjithnjë e më shumë theksohet pista e një vrasjeje për motive të së kaluarës, mbeten ende për t’u zbardhur motivi i saktë, kohëzgjatja e përgatitjes dhe zinxhiri i ekzekutimit të krimit.

Kur ndodhi ngjarja?

Mëngjesin e 8 qershorit, Cenaj po shkonte në punë si çdo mëngjes. Ai u gjet i vrarë. Fillimisht u mendua për ngjarje aksidentale, por në spital mjekët zbuluan një plagë plumbi në kokë. Pas tre ditësh luftë për jetën, ai ndërroi jetë.

Fatos Cenaj ishte ish-punonjës burgu në Shqipëri. Prej dy vitesh jetonte në Fontaniva me bashkëshorten dhe vajzën. Ishte i njohur si një njeri i thjeshtë dhe i përkushtuar. Familja ka braktisur banesën pas ngjarjes për shkak të frikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAMITI I SIGURISË/ Kina dhe India zotohen të jenë partnerë jo rivalë
Previous article NDODH NË ITALI/ Shqiptari i dehur nuk mbahet, sulmon dy infermiere në spital

s.autor

Postime të ngjashme

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive Aktualitet

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma Aktualitet

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku Aktualitet

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT