Një ngjarje e paparecedentë u shënua një natë më parë në urgjencën e spitalit Imperia, Itali, ky dy infermiere u sulmuan nga një person i dehur.
Sipas mediave italiane agresori është një shqiptar 41-vjeç që jeton në Sanremo – me precedentë penalë dhe i liruar së fundmi nga arresti shtëpiak.
Dy punonjëset e kujdesit shëndetësor thuhet se pësuan lëndime të rënda. Shqiptari mbërriti në dhomën e urgjencës me ambulancë rreth orës 19:30, pastaj filloi të sillej në mënyrë të vrazhdë. Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e disa oficerëve.
Lidhur me incidentin, nënkryetari i Rajonit të Ligurias, Alessandro Piana, shprehu solidaritetin e tij me dy infermierët dhe pacientët e tyre.


