• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Iu sekuestruan 26 mln euro, si i “vodhi” emrin basketbollistit të njohur Olsi me 5 emra
Home
Breaking News

DETAJET/ Iu sekuestruan 26 mln euro, si i “vodhi” emrin basketbollistit të njohur Olsi me 5 emra

30 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një hetim i Prokurorisë së Tiranës ka nxjerrë në dritë një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave. Në qendër të hetimit ishte Kristian Koni, i cili e kishte ndryshuar disa herë identitetin.

Emrin e fëmijërisë e kishte Olsi Meta, e ndryshoi më pas në Kristian Meta dhe së fundmi, në Shqipëri përdori emrin Kristian Koni.

Ndërkohë, hetimet e Prokurorisë kanë zbuluar se i njëjti person ka përdorur edhe dy emra lituanez, kjo me qëllim që të shmangte arrestimin e autoriteteve të huaja, ku Meta njihej si kapobandë. 45- vjeçari ka qenë i skeduar disa herë dhe po kaq herë ka tentuar që të shmangte arrestimin.

Por, mendja e tij djallëzore ka sjellë që ai të “vjedhë” edhe emrin e një basketbollisti të njohur lituanez Kelys Zydrunas.

VoxNews ka shfletuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për sekuestrimin e pasurive të Olsi Metës. Sipas saj, “në funksion të këtij hetimi janë evidentuar edhe disa korrespondenca lidhur me veprimtarinë kriminale të shtetasit Kristian Koni, ku theksohet se në të dhënat e Interpol-it ky shtetas rezulton i përfshirë në aktivitet kriminal për veprën penale ‘trafik droge’ gjatë periudhës 2007–2012 në Itali”.

Më tej, në paragrafin tjetër, në vendim shkruhet se në Itali shtetasi njihet me alias Zdanaivicius Ramunas, lindur më 28.07.1980. VoxNews kërkoi me këtë emër në rrjete sociale dhe internet, ku rezulton se ekziston edhe një emër i njëjtë. Ka dyshime se identiteti është marrë nga interneti dhe më pas është bërë një pasaportë.

Ndërkohë, në të njëjtin vendim të siguruar nga VoxNews, shkruhet se Olsi Meta njihej edhe me emrin Kelys Zydrunas, lindur më 29 prill të vitit 1987. Nëse do të bëjmë një kërkim në internet me këto gjeneralitete, del se ky emër i përket një basketbollisti të njohur lituanez. Madje, edhe data e lindjes është e njëjtë, pasi edhe basketbollisti e ka më 29 prill 1987. Një mëndje djallëzore e një personi që arriti të fusë në Shqipëri dhjetëra miliona euro të deklaruara, ndërkohë që dyshimet janë se dhjetëra miliona të tjera janë në emra të personave të tjerë.

Në Wikipedia, emri i Kelys Zydrunas, figuron si një basketbollist që ka luajtur edhe me ekipet e moshave të Lituanisë. Madje emri i tij, si dhe data e viti i lindjes, janë të “gdhendur” edhe në faqen e FIBA-s.

Mësohet se Kelys e filloi karrierën e tij në klubin “Buratina” të Kaunasit dhe në vitin 2005, basketbollisti kaloi te ekipi i mirënjohur “?algiris”. Më pas ka kaluar në disa ekipe të tjera si në Lituani ashtu edhe në Rusi.

Duket se, nisja e karrierës për Kelys ka përkuar edhe me “karrierën” e Olsi Metës, pasi hetimet e Prokurorisë së Tiranës kanë zbuluar se ai ka qenë i përfshirë në një grup kriminal që vepronte në trafikimin e lëndëve narkotike në Itali gjatë periudhës 2007–2012, si dhe janë konstatuar ndryshime gjeneralitetesh dhe përfshirje në transaksione me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me anomali financiare dhe veprime të dyshimta të lidhura me burime kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 1 MIJË EURO PËR TË MOS PRISHUR TENDËN E LOKALIT NË KOMBINAT/ Vetëdorëzohet në polici punonjësi i IMT-së Klajdi Zhilla
Previous article EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Spanjë 25-vjeçari shqiptar! Anëtar i grupit kriminal

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT