• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
1 MIJË EURO PËR TË MOS PRISHUR TENDËN E LOKALIT NË KOMBINAT/ Vetëdorëzohet në polici punonjësi i IMT-së Klajdi Zhilla
Home
Breaking News

1 MIJË EURO PËR TË MOS PRISHUR TENDËN E LOKALIT NË KOMBINAT/ Vetëdorëzohet në polici punonjësi i IMT-së Klajdi Zhilla

30 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Punonjësi i IMT-së Tiranë, Klajdi Zhilla, i cili ishte shpallur në kërkim për rastin e marrjes së 1 mijë eurove ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali në Kombinat, është vetëdorëzuar në polici. Zhilla është paraqitur mbrëmjen e së premtes në komisariat i shoqëruar nga avokati i tij, Andi Skënderi.

Edhe  pse arriti që të largohej dhe u shpall në kërkim si personi që mori paratë nga pronari i subjektit, Zhilla, i cili kishte vetëm dy muaj që ishte pjesë e IMT-së, ka pretenduar në dëshminë paraprake se nuk e dinte se ishte në kërkim dhe se e ka mësuar nga mediat.

Ndërkohë, sot në orën 10:00 GJKKO mbahet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për inspektorin tjetër të arrestuar Geraldo Fuçia, si personi që kërkoi paratë nga pronari.

Punonjësit i IMT-së u kallëzuan nga vetë pronari i lokalit, se i kishin ofruar një marrëveshje që të mos ia prishnin tendën, kundrejt 1 mijë eurove. Policia, me miratimin e SPAK-ut, nisi përgjimet dhe më pas simuloi dhënien e parave.

Në kohën kur 1 mijë eurot iu dorëzuan punonjësit Klajdi Zhilla, 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali tjetër aty pranë. Policia ndërhyri menjëherë në lokal dhe në ato momente inspektorët i fshehën paratë në një gotë në banakun e lokalit.

Inspektori Klajdi Zhilla arriti të largohej me një automjet tip “Audi”, ndërsa 3 të tjerët u ndaluan. Prej tyre, në arrest në burg u la vetëm Geraldo Fuçia, si personi që kishte kërkuar ryshfetin, ndërsa Zhilla u shpall në kërkim pasi ishte ai që mori paratë nga pronari i objektit.

Dy të tjerët, një inspektori dhe menaxheri i lokalit, i cili dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e parave, po hetohen në gjendje të lirë.

Policia sekuestroi paratë që u gjetën në banakun e lokalit, të cilat korrespondonin me numrat serialë të kartëmonedhave që policia i dha kallëzuesit. Por, krahas tyre, u gjetën edhe 3 mijë euro dhe 27 mijë lekë, me dyshimet se mund t’u jenë marrë subjekteve të tjera, në këmbim të mosprishjes së tendave pa leje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KËRKONTE FRANCA/ “Skifteri” shqiptar kapet në Angli me mbiemër të ndryshuar
Previous article DETAJET/ Iu sekuestruan 26 mln euro, si i “vodhi” emrin basketbollistit të njohur Olsi me 5 emra

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT