• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MUND TË JENI JU/ Mushkonjat kanë preferencë për këtë lloj gjaku
Home
Shëndet

MUND TË JENI JU/ Mushkonjat kanë preferencë për këtë lloj gjaku

26 August, 2025 s.autor Shëndet

Zakonisht, mbizotërojnë besime popullore, si ai i gjakut “të ëmbël” që tërheq mushkonjat. Por shkenca duket se më në fund ka dhënë një përgjigje, e cila nuk do t’u pëlqejë atyre që janë më shpesh shënjestra e pickimeve. Një studim i gjerë ndërkombëtar, i publikuar në revistën Global Ecology and Biogeography, ka treguar se mushkonjat nuk kanë preferenca fikse, por sjellja e tyre ushqyese është shumë më fleksibile nga sa mendohej.

Studimi, i udhëhequr nga biologu Konstans Wells i Universitetit të Swansea në Uells, analizoi mbi 15.600 “vakte” gjaku të mushkonjave duke përdorur teknika molekulare që lejojnë identifikimin e saktë të specieve pritëse. Kështu u krijua një hartë globale e preferencave ushqimore të gjashtë specieve më të rëndësishme nga këndvështrimu shëndetësor. Culex (mushkonja e zakonshme) ushqehet me një spektër shumë të gjerë prej 179 deri në 321 llojesh, përfshirë shpendë, gjitarë, reptilë dhe amfibë

Aedes (ku bën pjesë mushkonja tigër) është më selektive, me 26 deri në 65 lloje. Anopheles (përgjegjëse për përhapjen e malaries) ka preferenca edhe më të ngushta; 7–29 lloje. Aedes dhe Anopheles tregojnë një prirje të qartë ndaj njeriut, gjë që i bën veçanërisht të rrezikshme në zonat urbane. Ndërsa disa lloje të tjera preferojnë bagëtitë apo shpendët. Gjatë muajve të ngrohtë të vitit, mushkonjat shpesh bëhen një problem i zakonshëm në oborret dhe kopshtet tona.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, në botë ekzistojnë më shumë se 3,000 lloje mushkonjash. Aktiviteti i tyre fillon kur temperaturat e natës kalojnë mbi 10 gradë Celsius dhe përveç pickimeve të bezdisshme që shkaktojnë, ato janë edhe bartëse të sëmundjeve të ndryshme.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TMERR I VIP-ave NË LONDËR/ Del nga burgu skifteri nga Gjormi i Vlorës. Kreu grabitje me vlerë 10 milionë paund
Previous article DEL JASHTË KONTROLLIT ZJARRI NË PYLLIN E POROS/ Përkeqësohet situata, flakët shkrumbojnë masivet pyjore

s.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT