• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TMERR I VIP-ave NË LONDËR/ Del nga burgu skifteri nga Gjormi i Vlorës. Kreu grabitje me vlerë 10 milionë paund
Home
Aktualitet
Kronikë

TMERR I VIP-ave NË LONDËR/ Del nga burgu skifteri nga Gjormi i Vlorës. Kreu grabitje me vlerë 10 milionë paund

26 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Për më shumë se një dekadë, një shqiptar mjeshtër i grabitjes, i njohur si “Skifteri i Wimbledon-it”, terrorizoi banesat e disa prej qytetarëve më të pasur të Britanisë së Madhe.

Kur Asdrit Kapaj u identifikua si autori i serisë së grabitjeve dhe u burgos në vitin 2019, banorët e zonës elitare pranë klubit të famshëm të tenisit “All England Lawn Tennis Club” më në fund morën frymë të lehtësuar.

Por Daily Mail ka zbuluar se Kapaj është liruar nga burgu pas vuajtjes së vetëm 40% të dënimit 14-vjeçar. Ai është kthyer në shtëpinë e tij, një banesë sociale në Timperley, Manchester, ku jeton me gruan dhe dy fëmijët.

Kapaj dyshohet se ka vjedhur rreth 10 milion paund nga më shumë se 200 shtëpi luksoze, dhe viktimat janë të shokuar që ai ka dalë nga burgu pas vetëm 6 vitesh.

“Është e pabesueshme që një njeri që ka shkaktuar kaq shumë dhimbje, mund të kthehet thjesht në jetën e tij të zakonshme,” tha Rebecca McIntosh, e cila humbi bizhuteri të paçmueshme dhe dhurata martesore e pagëzimi gjatë një prej grabitjeve.

Kapaj pranoi 25 akuza për vjedhje në Londrën jugperëndimore dhe një në Surrey, duke përfshirë raste nga korriku 2008 deri në shkurt 2019, kur më në fund u kap në flagrancë nga agjentë në ndjekje. Ndër ‘viktimat’ e tij ishin edhe ylli i tenisit Boris Becker dhe ish-lojtari i Chelsea-t Nicolas Anelka, i cili raportohet se e ka ndjekur Kapajn në kopshtin e tij pas një përpjekjeje për grabitje.

Në vitin 2021, Kapaj u urdhërua të paguante një shumë simbolike prej 1 paundi, pasi prokurorët pranuan që ai nuk kishte më asnjë pasuri të disponueshme. Besohet se ai kishte shpenzuar gjithçka në varësi nga bixhozi dhe në pushime luksoze në Tajlandë dhe Shqipëri.

Fqinjët në Manchester thanë për median se Kapaj ende operon një dyqan peshku e patatesh, të cilin e menaxhonte edhe gjatë kohës që kryente grabitjet në Londër.

Kapaj erdhi në Britani në vitin 1996 duke pretenduar se ishte refugjat nga Kosova, dhe iu dha e drejta e qëndrimit të përhershëm. Por vëllai i tij, Nexhip Kapaj, zbuloi në vitin 2019 se ai kishte lindur në fshatin Gjorm të Vlorës, nuk kishte asnjë lidhje me Kosovën dhe kishte përdorur identitetin e rremë për të hyrë në Britani.

Kapaj mund të ishte ndalur që në fillim të karrierës së tij kriminale, por një gabim i rëndë i policisë e bëri të pamundur, shkruan Daily Mail. Ai u arrestua në vitin 2001 me sende të vjedhura në zotërim, por kur pësoi një kolaps të rremë në komisariat, u dërgua në spital dhe u la të largohej. Nuk u mor asnjë mostër ADN-je dhe nuk u ndërmor asnjë veprim tjetër, gjë që e bëri të pamundur identifikimin e tij në vitet në vazhdim.

Ai u vendos në Manchester në vitin 2004, por vijoi të udhëtonte rregullisht në Wimbledon, një udhëtim prej rreth 700 kilometrash vajtje-ardhje, për të kryer grabitje në shtëpi luksoze. Ishte i famshëm për mjeshtërinë e tij: nuk linte asnjë gjurmë dhe shpesh viktimat fajësonin miqtë apo personelin e shtëpisë për humbjet.

Deputeti britanik dhe sekretari në hije për Drejtësinë, Robert Jenrick, bëri thirrje që Kapaj të deportohet menjëherë, duke e quajtur lirimin e tij një “fyerje për viktimat dhe për drejtësinë britanike.”

Ministria e Drejtësisë në Britani deklaroi se personat e liruar nga burgu janë subjekt i kushteve të rrepta mbikëqyrjeje, dhe se ata mund të rikthehen në burg nëse thyejnë rregullat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË NJË E SHKUAR..."/ Loredana flet rreth marrëdhënies së saj me Jozin
Previous article MUND TË JENI JU/ Mushkonjat kanë preferencë për këtë lloj gjaku

s.autor

Postime të ngjashme

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve Aktualitet

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë Aktualitet

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre Aktualitet

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT