Me fjalë që përshkruajnë madhësinë e dhimbjes, vajza 18-vjeçare e Marjola Nakolecit, që u vra në Volos nga bashkëshorti i saj, flet për tragjedinë që shkatërroi familjen e saj dhe për vendimin për t’i qëndruar pranë vëllezërve e motrave të saj më të vegjël.
Duke folur për mediat greke, 18-vjeçarja ka deklaruar se do të hakmerret ndaj babait të saj.
Atë që i bëri ai mamasë sime, do t’ia bëj edhe unë atij. Do të hakmerrem ndaj tij. Nuk dua ta shoh më kurrë në sytë e mi! Por do të sigurohem ta takoj, sepse dua t’i them turp”, tha ajo.
Vajza më e madhe e familjes përshkroi se tani ndihet sikur i ka humbur të dy prindërit e saj.E humba atë, ajo vdiq në duart e tij , por për mua të dy janë të vdekur. I dua prindërit e mi, por tani të dy janë të vdekur. Jam vetëm unë me vëllezërit e motrat e mia,” tha ajo.


