• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUSHTIMI I GAZËS SJELL PËRPLASJE NË QEVERINË IZRAELITE/ Ministri i Financave: Kush nuk largohet nga qyteti do të vdesë ose duhet të dorëzohet
Home
Nderkombetare

PUSHTIMI I GAZËS SJELL PËRPLASJE NË QEVERINË IZRAELITE/ Ministri i Financave: Kush nuk largohet nga qyteti do të vdesë ose duhet të dorëzohet

24 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Në një takim të kohëve të fundit, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite (IDF), Eyal Zamir, është përplasur ashpër me ministrat e ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben Gvir, lidhur me mënyrën e trajtimit të popullsisë civile në Gazë.Zamir ka theksuar se ushtria nuk është e sigurt se sa kohë do të duhej për të evakuuar civilët nga qyteti i Gazës, duke paralajmëruar se situata humanitare është shumë më e ndërlikuar nga sa paraqitet në skenën politike.

Por ministri i Financave, Smotrich, ka mbajtur një qëndrim të ashpër, duke kërkuar bllokimin total të Gazës: “Ne kemi urdhëruar një operacion të shpejtë. Sipas mendimit tim, ju mund t’i rrethoni. Ata që nuk evakuohen, mos i lini të largohen. Pa ujë, pa energji elektrike, ata mund të vdesin urie ose të dorëzohen. Kjo është ajo që duam ne dhe ju jeni të aftë ta bëni këtë”, deklaroi ai.

Që prej tetorit 2023, pas sulmit masiv të Hamasit ndaj Izraelit, ushtria izraelite nisi një ofensivë të gjerë tokësore dhe ajrore në Rripin e Gazës. Mijëra palestinezë kanë humbur jetën, ndërsa qytetet kryesore, përfshirë qytetin e Gazës, janë kthyer në shkatërrim të plotë.

Bllokada e vendosur nga Izraeli ka lënë mbi 2 milionë banorë pa furnizime bazë me ushqim, ujë dhe energji elektrike, duke shkaktuar një krizë të thellë humanitare.

Organizatat ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje të përsëritura për ndalimin e operacioneve dhe lehtësimin e korridoreve humanitare, por deri tani Izraeli ka refuzuar të tërhiqet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ 63-vjeçari pëson arrest kardiak ndërkohë që ndodhej në timon, makina përfundon në kanal (EMRI)
Previous article BABAI I MASAKROI NËNËN ME THIKË/ Flet 18-vjeçarja shqiptare: Do hakmerrem, për mua ai është i vdekur

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT