Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish gjyqtarin Hazbi Balliu, i cili vendosi të bllokojë vendimin e konfiskimit të një pallati në kryeqytet, ndërtesë pa leje, ku u vendos që të zhvendosej Agjencia e Kadastrës.
Shefi i qeverisë ka publikuar një pjesë të arsyetimit të gjyqtarit, i cili thotë ndër të tjera, se ASHK mund të punojë në ambiente të tjera dhe vendosja e saj në godinën e konfliktit mes dy palëve, nuk është e domosdoshme.
Kryeministri e ka shoqëruar komentin e tij me disa foto që thotë se pasqyrojnë situatën e godinës së vjetër të ASHK-së.
“Mesa duket për Balliun është normale për sa kohë nuk ka viktima”,-përfundon kreu i qeverisë.


