• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET: 500 mijë euro drogë me “dragua”, si e ktheu shtëpinë në laborator Shkëlqim Krrashi?
Home
Breaking News

DETAJET: 500 mijë euro drogë me “dragua”, si e ktheu shtëpinë në laborator Shkëlqim Krrashi?

19 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Askush nuk do ta mendonte se në katin e fundit të pallatit Shkëlqim Krrashi do të vendoste që të ndërtonte një laborator droge.

61 vjeç, pa asnjë precedent penal kishte vendosur të përpunonte jo vetëm kanabis, por edhe kokainë në një banesë në Yzberisht të Tiranës.

6 muaj më parë agjentët e policisë morën informacion se Krrashi shiste kokainë në këtë zonë, në doza të vogla.

Por pasi u mbajt nën vëzhgim për muaj të terë, u zbulua baza e përpunimit të lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit në banesë, agjentët e Antidrogës gjetën dhe sekuestruan rreth 17 kilogramë kanabis në formën e çokollatës dhe me stemën e dragoit dhe 22.5 litra vaj kanabisi, të dyja me vlerë totale rreth 500 000 euro.

Gjithashtu u sekuestrua një sasi kokaine, 1 pistoletë dhe 1 armë gjahu.

61-vjeçari nga Bulqiza rezultoi se kanabisin dhe vajin e tij e sillte nga Maqedonia e Veriut. Hetimet e Antidrogës së Tiranës zbuluan se 61-vjeçari Krrashi, lëndën narkotike të llojit kokainë, e sillte kryesisht në zonën e Yzberishtit në doza të vogla. Ndërsa kanabisin dhe vajin e shiste me shumicë.

Por në kaq muaj hetim në pranga ka rënë vetëm 61-vjeçari. Ai nuk ka deklaruar persona të tjerë me të cilët mund të ketë bashkëpunuar. Por policia është ende duke vijuar hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET FINLANDA/ Deputeti më i ri vetëvritet brenda Parlamentit! Kush ishte 30-vjeçari i diplomuar për Politikë dhe problemet me shëndetin
Previous article SI T'I VESHIM PANTALLONAT E SHKURTRA KËTË VJESHTË? Suki Waterhouse ka përgjigjen e duhur

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT