• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LUFTË” NË RRUGËT E SERBISË/ Mbështetësit e pushtetit sulmojnë protestuesit, Vuçiç zbret në shesh
Home
Rajon

“LUFTË” NË RRUGËT E SERBISË/ Mbështetësit e pushtetit sulmojnë protestuesit, Vuçiç zbret në shesh

14 August, 2025 s.autor Rajon

Serbia po përjeton një valë protestash të paprecedenta në qytetet kryesore të vendit, të cilat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe mbështetësve të Partisë Progresive Serbe (SNS), që drejtohet nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

Protestat, të organizuara nga lëvizja “Studentët në Bllokim”, janë përshkallëzuar sonte në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevc, Suboticë, Shabac e Leskovc.

Tubimet nisën si reagim ndaj dhunës së përsëritur ndaj qytetarëve dhe akuzave ndaj qeverisë se po mbron huliganët në vend që të garantojë sigurinë publike.

Protestuesit janë mbledhur para zyrave të SNS-së dhe stacioneve policore, duke kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie. Në Novi Sad, situata doli jashtë kontrollit kur turma e protestuesve marshoi nga kampusi studentor drejt zyrave të SNS-së në Bulevardin e Çlirimit.

Sipas raportimeve nga mediat serbe në rrugën Stražilovska, persona të maskuar, të dyshuar si mbështetës të SNS-së, hodhën fishekzjarre dhe mjete piroteknike drejt protestuesve. Përplasja u ashpërsua kur qytetarët reaguan duke thyer dritaret e zyrave të partisë. Policia speciale ndërhyri me kordone sigurie, por tensionet vetëm u rritën.

Edhe në Beograd, protestuesit u mblodhën në lagjen Vraçar, ku u përballën me një prani të madhe policore para komitetit lokal të SNS. Incidenti më i rëndë u regjistrua kur një efektiv policie u filmua duke goditur me shuplakë një protestues, skenë që shkaktoi reagime të ashpra nga turma, e cila brohoriti: “Kë po mbroni?“.

Kolona u zhvendos më pas drejt Parkut Pionirski, të quajtur ndryshe ‘Ćaciland’, një vend simbolik për përkrahësit e presidentit Aleksandar Vuçiç, ku ndodhej edhe vëllai i tij, Andrej Vuçiç, i shoqëruar nga grupe të organizuara të mbështetësve të SNS-së. Tensionet atje bënë që turma e protestuesve të kthehej në drejtim të sheshit Slavia.

Në një deklaratë të dhënë pak para orës 22:00, Vuçiç reagoi për situatën duke thënë se “Serbia është ngritur si kurrë më parë”.

“Më shumë se kurrë, duhet të dëgjojmë dhe të kuptojmë njëri-tjetrin dhe të mos urrejmë askënd. Kam ardhur për t’u bashkuar me një popull që nuk sulmon askënd”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NEVERI PËR LEHAQENIET QË VAZHDOJNË AVAZIN"/ Rama: Situata me zjarret e përmirësuar falë sakrificave
Previous article DËME TË MËDHA NGA ZJARRET/ 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug të vendit

s.autor

Postime të ngjashme

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT