• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËME TË MËDHA NGA ZJARRET/ 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug të vendit
Home
Breaking News

DËME TË MËDHA NGA ZJARRET/ 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug të vendit

14 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) ka raportuar se në bashkitë Delvinë, Gramsh dhe Finiq, si pasojë e flakëve, janë djegur 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh.

Grupet e punës të ngritura nga AKVMB janë në terren për të vlerësuar plotësisht dëmet dhe për t’u ardhur në ndihmë fermerëve. Një nga prioritetet kryesore është groposja e kontrolluar e kafshëve të ngordhura për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve. Deri më tani, sipas protokolleve veterinare, janë groposur 39 krerë bagëti të imta dhe gjedh.

Dëmet sipas zonave

Fshati Sirakat, Bashkia Finiq- Një stallë me 4 viça u dogj plotësisht, si dhe 197 zgjoje bletësh.

Bashkia Delvinë- Situata mbetet e rënduar, me dëme paraprake në një fermë me 25 krerë të imta dhe 9 parqe bletësh me rreth 500 zgjoje.

Fshatrat e Gramshit- Në fshatrat Skëndërbegas, Arunas, Shëmbërdhenjë, Bletës dhe Kullollas, janë regjistruar dëme në 9 krerë gjedh, 95 krerë të imta dhe 50 zgjoje bletësh.

AKVMB u ka bërë thirrje fermerëve të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e kafshëve të tyre. Ndërkohë, në fshatrat e Bashkisë Finiq, fermerët janë udhëzuar për hapat e sigurisë dhe evakuimin e bagëtive nga zonat e rrezikuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LUFTË" NË RRUGËT E SERBISË/ Mbështetësit e pushtetit sulmojnë protestuesit, Vuçiç zbret në shesh
Previous article DOSSIER/ “Minimi i Gjirit të Sarandës, u vendos nga Tito dhe Enveri, më 16 gusht 1947…” Dëshmia e rrallë e ish-zv. komandantit të Forcës Detare

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË TROPOJË/ Humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur… Aktualitet

TRAGJIKE NË TROPOJË/ Humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur…

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore Aktualitet

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re Aktualitet

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT