• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËTOI TË PLAGOSURIT NË FIER/ Proda i jep Certifikatë për Shërbime të Dalluara Inspektor Klajdi Mustaj: Nderojmë punonjësit që i japin dinjitet…
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPËTOI TË PLAGOSURIT NË FIER/ Proda i jep Certifikatë për Shërbime të Dalluara Inspektor Klajdi Mustaj: Nderojmë punonjësit që i japin dinjitet…

12 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua ceremonia për dorëzimin e certifikatës së akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm, punonjësit të Policisë Klajdi Mustaj. Në ceremoni morën pjesë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të DVP Vlorë, ku punonjësi i Policisë është i komanduar për sezonin turistik, si dhe eprorë dhe kolegë të tij

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm ka vlerësuar aktin e guximshëm të punonjësit të Policisë, akt që mishëron më së miri misionin e Policisë së Shtetit, të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne.

 

 

“Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj, i cili ndërhyri me profesionalizëm dhe vendosmëri për të shpëtuar tre bashkëqytetarë të përfshirë në një aksident rrugor, është një shembull frymëzues për çdo efektiv policie. Guximi, reagimi i shpejtë dhe zemra e madhe që tregoi, janë vlerat që ne duam të shohim te çdo punonjës i Policisë së Shtetit. Në emrin tim dhe të gjithë trupës sonë policore, i shpreh mirënjohjen më të thellë dhe e përgëzoj për këtë akt të lartë human, për t’u dhënë ndihmën e parë, në kushte të vështira, tre shtetasve që u përfshinë në një aksident rrugor. 15-vjeçari që Klajdi mori në duar mes tymit dhe flakëve, për ta shpëtuar, fatkeqësisht humbi jetën në spital, kështu që gjej rastin t’i shpreh familjes, ngushëllimet e mia të sinqerta.

Klajdi nuk është i vetmi shembull. Këto dy muaj kemi parë shumë raste të tjera kur kolegët tanë kanë vënë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Dua të përmend këtu rastin e Shefit të Komisariatit të Policisë Delvinë, Agim Troci dhe të Nënkomisar Eridionit, të cilët, së bashku me trupën e tyre dhe me mbështetjen e kolegëve të Sarandës, bënë të mundur evakuimin e dhjetëra banorëve, nga zjarret që rrezikonin jetën e tyre, dhe shpëtuan njerëz në rrethana tepër të vështira. Vetë këta dy protagonistë mbetën të dëmtuar, njëri më rëndë e tjetri më lehtë, nga zjarri.

Gjithashtu, nuk mund të lë pa përmendur veprimin e tre punonjësve të Patrullës së Përgjithshme në Korçë, Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari, të cilët, me përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar një qytetar të moshuar nga flakët, të cilët do të vlerësohen po njësoj si ju.

Këto nuk janë thjesht ngjarje, por dëshmi të gjalla të asaj që do të thotë të jesh pjesë e Policisë së Shtetit. Shërbimi ndaj qytetarëve nuk është vetëm një detyrë ligjore apo institucionale, është një mision i shenjtë. Gjithashtu, është një thirrje e përditshme për të qenë aty, sidomos kur jeta, shpresa dhe siguria e njerëzve janë në rrezik.

Prandaj, sot, përmes këtij vlerësimi për Inspektor Klajdi Mustaj, ne nderojmë jo vetëm atë, por të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që me përkushtim, guxim dhe humanizëm, i japin kuptim dhe dinjitet uniformës sonë.

Si Klajdi, po njësoj do të nderohen kolegët që përmenda më lart, si dhe çdo punonjës policie që do të demonstrojë këto vlera të larta njerëzore dhe përgjegjshmëri ndaj detyrës. Çdo punonjës policie që do ta përmbushë me dinjitet, ndershmëri, përkushtim, sakrificë dhe humanizëm detyrën, ka mbështetjen time të plotë.

Jam krenar për ju. Faleminderit që çdo ditë e bëni Policinë e Shtetit, një institucion ku qytetarët mund të besojnë dhe të mbështeten”, tha Proda.

Më tej, punonjësi i Policisë Klajdi Mustaj ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm, për vlerësimin dhe mbështetjen, dhe ka theksuar se ka bërë detyrën dhe do vijojë ta bëjë sa herë t’i jepet rasti, duke uruar që të tilla raste të mos ndodhin më. Ai ka apeluar për drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mbrojnë jetën.

“Ky vlerësim nuk është vetëm një motivim personal, por edhe një mesazh inkurajues që tregon se puna, përkushtimi dhe ndershmëria vlerësohen, dhe do të mbetet për mua një nxitje për të vazhduar të jap më të mirën në shërbim të qytetarëve dhe të vendit. Mbështetja juaj ndaj çdo punonjësi policie që përmbush me ndershmëri, përkushtim, sakrificë dhe humanizëm detyrën në shërbim të qytetarëve dhe atdheut, është më shumë se një certifikatë apo vlerë monetare, është një tregues i qartë që puna e sakrifica vlerësohen.

Ndjej shumë keqardhje që 15-vjeçari, të cilin u përpoqa me gjithë zemër ta shpëtoja, humbi jetën në spital. Shpirti i tij u prehtë në paqe! Sot, kam një mesazh për të gjithë përdoruesit e rrugës, jeta është thesari ynë, mbrojeni atë duke zbatuar ligjshmërinë”, tha Inspektor Klajdi Mustaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MIRËNJOHJE PËR BASHKËPUNIMIN..."/ Begaj bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit
Previous article ZJARRET NË SHKODËR/ 11 vatra të evidentuara, situata më problematike në Xath të Fushë Arrëzit

s.autor

Postime të ngjashme

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit Aktualitet

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën Aktualitet

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT