• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET NË SHKODËR/ 11 vatra të evidentuara, situata më problematike në Xath të Fushë Arrëzit
Home
Aktualitet
Kronikë

ZJARRET NË SHKODËR/ 11 vatra të evidentuara, situata më problematike në Xath të Fushë Arrëzit

12 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Situata e zjarreve në qarkun e Shkodrës mbetet shqetësuese, veçanërisht në zonën e Fushë Arrëzit. Vatra kryesore e zjarrit, e nisur në fshatin Xath, është përhapur gjatë natës, duke përfshirë edhe fshatin Flet dhe zonën “Kunorë Dardhë”. Zjarri ka djegur sipërfaqe malore me pisha dhe bimësi të dendur, ku ndërhyrja nga toka është shumë e vështirë.

Në lidhje me këtë situatë, dy banesa janë evakuuar një ditë më parë, por aktualisht nuk ka rrezik për banorët. Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar dhjetëra efektivë zjarrfikës, punonjës të shërbimeve emergjente, shërbimi pyjor, policia dhe 66 ushtarë të Forcave të Armatosura, të mbështetur me automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera logjistike.

Ndërkohë, në Bashkinë Shkodër janë regjistruar 11 raste zjarri, ku ndërhyrja e shpejtë ka parandaluar përhapjen e flakëve. Forcat zjarrfikëse kanë ofruar ndihmë edhe në Bashkitë Vau Dejë dhe Malësi e Madhe.

Në zonën pyjore Baks–Rrjoll, në Kneten e Domnit, një vatër zjarri në kallamisht është izoluar falë sipërfaqes ujore përreth. Në Malësinë e Madhe janë shënuar dy raste zjarri, në Gruemirë dhe Malin e Hotit, por aktualisht nuk ka vatra aktive.

Në Vau Dejë janë evidentuar katër raste zjarri, me Hajmelin si zonën më problematike, por pa dëme në njerëz apo banesa.

Puka raporton dy raste zjarri, ku më shqetësuese mbetet situata në fshatin Mesul. Era e fortë po vështirëson përpjekjet për kontrollin e flakëve, ndaj në vendngjarje janë dërguar forcat zjarrfikëse me pajisjet përkatëse.

Autoritetet bëjnë apel për kujdes maksimal dhe bashkëpunim nga banorët për të parandaluar përhapjen e zjarreve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËTOI TË PLAGOSURIT NË FIER/ Proda i jep Certifikatë për Shërbime të Dalluara Inspektor Klajdi Mustaj: Nderojmë punonjësit që i japin dinjitet...
Previous article NDËRTIMET E PALIGJSHME/ Minimumi 500 mijë lekë gjobë kush nuk i prish vetë

s.autor

Postime të ngjashme

EGLANT KOÇI DYSHOHET SE U VRA ME PLUMB NË KOKË/ Ffamiljarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg Aktualitet

EGLANT KOÇI DYSHOHET SE U VRA ME PLUMB NË KOKË/ Ffamiljarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg

NDRYSHIME NË POLICI/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICI/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit

PROVIMET I LIRIMIT/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe Aktualitet

PROVIMET I LIRIMIT/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT