• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEOLAJM/ Ankorohet në Portin e Durrësit anija luftarake turke e klasit ‘Bajraktar’, pjesë e misioneve të NATO-s
Home
Aktualitet
Kronikë

VIDEOLAJM/ Ankorohet në Portin e Durrësit anija luftarake turke e klasit ‘Bajraktar’, pjesë e misioneve të NATO-s

1 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mbërrin në Portin e Durrësit “TCG Sancaktar”, anija desantuese e dytë e klasit ‘Bajraktar’, pjesë e flotës ushtarake turke dhe forcave të Aleancës.

Kjo anije është ndalur në gjirin e Durrësit për një vizitë dyditore në kuadër të vizitës së misionit NSPA të NATO-s. Vizita vjen në kuadrin e marrëdhënive si aleate të NATO-s. Është ankoruar ditën e djeshme pasdite vonë dhe largohet nesër.

Ndërtuar në vitin 2016 në kantierin Anadolu (ADIK), kjo anije ka një gjatësi rreth 139 m dhe kapacitet mbajtës deri në 1,180–1,200 tonë ngarkesë, ku mund të akomodohen deri 18–20 tanke apo 24 automjete të blinduara dhe deri në rreth 350 forca të vendosura mbi bord.

“TCG Sancaktar” është një anije strategjike që fuqizon kapacitetet amfibe dhe mbështetjen logjistike të Turqisë në Mesdhe dhe më gjerë. Pajisjet e saj të avancuara të mbrojtjes dhe armamentit e bëjnë një aset të rëndësishëm në operacione të mundshme marine ose humanitare. Kjo anije ka marrë pjesë në një sërë misionesh të rëndësishme, ndër të cilat Peace Spring në Siri në 2019, Efes 2024, ku është angazhuar dhe ka asistuar në operacionet e bashkëpunimit strategjik, të stërvitjeve ndërkombëtare dhe të ndihmës emergjente përfshirë operacionet amfibe, transportin e personelit dhe pajisjeve midis detit dhe bregut, mbështetjen logjistike, ndihmën humanitare dhe reagimin ndaj katastrofave natyrore.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK JAM KUJTUAR TANI PËR LIRIMIN E HAPËSIRAVE"/ Rama: Jemi në Tiranë, jo Teheran! Nuk po sulmojmë iniciativat private
Previous article MARRËVESHJA PËR EMIGRANTËT NË GJADËR/ Gjykata Europiane kundër qeverisë italiane: Përcaktimi i listës për vendet e sigurta duhet të vlerësohet nga gjykata

s.autor

Postime të ngjashme

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

SFIDON GJKKO/ Meta: Komiteti i Helsinkit konfirmoi se kafazi i xhamit bie ndesh me procesin e rregullt ligjor Aktualitet

SFIDON GJKKO/ Meta: Komiteti i Helsinkit konfirmoi se kafazi i xhamit bie ndesh me procesin e rregullt ligjor

"ÇOHUNI O NJERËZ"/ E reja kërkon largimin e Ramës nga Vlora, gardisti e largon me forcë Aktualitet

"ÇOHUNI O NJERËZ"/ E reja kërkon largimin e Ramës nga Vlora, gardisti e largon me forcë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT