• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MARRËVESHJA PËR EMIGRANTËT NË GJADËR/ Gjykata Europiane kundër qeverisë italiane: Përcaktimi i listës për vendet e sigurta duhet të vlerësohet nga gjykata
Home
Breaking News

MARRËVESHJA PËR EMIGRANTËT NË GJADËR/ Gjykata Europiane kundër qeverisë italiane: Përcaktimi i listës për vendet e sigurta duhet të vlerësohet nga gjykata

1 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Përcaktimi i vendeve të treta si vende me origjinë të sigurt duhet të jetë i mundur të rishikohet në mënyrë efektive nga gjykata.” Kështu ka vendosur Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian, duke u shprehur mbi padinë kundër procedurës kufitare në qendrat për strehimin e emigrantëve në kampin në Gjadër.

Me këtë vendim, Gjykata e Drejtësisë së BE-së i jep një goditje qeverisë italiane, duke e larguar gjithnjë e më shumë nga mundësia për të përdorur plotësisht qendrat e ngritura në Shqipëri. Prej muajsh tashmë, këto struktura janë projektuar për të strehuar rreth 25–30 emigrantë të dëbuar, ndërkohë që mbeten bosh rreth 400 vende që, sipas projektit fillestar të kryeministres Giorgia Meloni, do të duhej të prisnin azilkërkues të shpëtuar në det.

Gjykata saktëson se një qytetar i një vendi të tretë mund të përjashtohet nga e drejta për mbrojtje ndërkombëtare përmes një procedure të përshpejtuar kufitare, vetëm nëse vendi i origjinës së tij është shpallur “i sigurt” nga një shtet anëtar i BE-së. Megjithatë, ky përcaktim mund të bëhet vetëm përmes një akti ligjor, i cili duhet të jetë objekt i një kontrolli gjyqësor efektiv dhe të respektojë kriteret thelbësore të përcaktuara nga e drejta e BE-së.

Gjykata thekson gjithashtu se, deri në hyrjen në fuqi të një rregulloreje të re që do të zëvendësojë direktivën aktuale, asnjë shtet anëtar nuk mund të përcaktojë si “vend me origjinë të sigurt” një vend të tretë që nuk i përmbush këto kushte për kategori të caktuara të personave. Rregullorja e re, e cila do të lejojë parashikimin e përjashtimeve për kategori të qarta të identifikueshme personash, pritet të hyjë në fuqi më 12 qershor 2026, ndonëse legjislacioni i BE-së mund ta avancojë këtë datë.

Padia nga gjykatat italiane

Gjykatës së BE-së iu drejtuan disa gjykata italiane, përfshirë edhe Gjykata e Lartë (Kassazione), pas rasteve të shumta kur vendimet për ndalimin e emigrantëve të dërguar në Shqipëri u shpallën të pavlefshme. Këto gjykata i parashtruan dy pyetje parësore:

E para kishte të bënte me vetë përkufizimin e “vendit të sigurt”, edhe në rastet kur brenda një vendi ekzistojnë kategori të njerëzve apo zona që janë në rrezik. Megjithëse çdo qeveri ka të drejtën të hartojë listën e vet të vendeve të sigurta, përfshirja e një shteti në këtë listë nuk është e vlefshme nëse nuk plotësohen kriteret për të gjitha grupet.

Pyetja e dytë kishte të bënte me përfshirjen në listë të vendeve ku evidentohen shkelje të të drejtave themelore, të garantuara nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, ndaj një ose më shumë kategorive të njerëzve.

Ndikimi në qeverinë italiane

Ky vendim i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së i vë një tjetër pengesë planeve të qeverisë italiane për të rikthyer në pikat kufitare të Shëngjinit dhe më pas në Gjadër emigrantët e shpëtuar në det nga anijet ushtarake italiane, të cilët vijnë nga vende që Italia i konsideron si “të sigurta” dhe që synohej të riatdhesoheshin me procedura të përshpejtuara.

Ky projekt kishte nisur të zbehej muajt e fundit, pasi disa gjykata italiane i konsideruan të paligjshme këto ndalime dhe ngritën çështje për interpretimin korrekt të nocionit “vend i sigurt”, duke iu drejtuar për sqarim vetë Gjykatës së Drejtësisë së BE-së.

Tashmë, interpretimi i dhënë nga Gjykata i jep të drejtë gjyqtarëve italianë që anuluan ndalimet e emigrantëve nga vende të futura në listën e “vendeve të sigurta” nga qeveria. /La Repubblica

Vendimi i Gjykatës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Ankorohet në Portin e Durrësit anija luftarake turke e klasit ‘Bajraktar’, pjesë e misioneve të NATO-s
Previous article ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM PËR KULTIVUM KANABISI/ Arrestohet 29-vjeçari në Tropojë

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT