• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME SHPEJTËSI MBI NORMËN/ Policia Rrugore apel shoferëve: Respektoni rregullat, për monopatinat marrim masa të posaçme
Home
Aktualitet
Kronikë

ME SHPEJTËSI MBI NORMËN/ Policia Rrugore apel shoferëve: Respektoni rregullat, për monopatinat marrim masa të posaçme

21 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 qarqe të vendit, kanë intensifikuar kontrollet përgjatë fundjavës, duke përdorur mjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë, radarët automatikë, dronët, alkooltestuesit, kamerat dhe çdo pajisje tjetër që kanë në dispozicion.

Si rezultat i monitorimit intensiv, përgjatë fundjavës, nëpërmjet radarëve janë evidentuar shpejtësi nga dy deri në trefish më shumë se norma e lejuar, parakalime të gabuara me rrezik përfshirjen në ngjarje rrugore, përdorim i celularit dhe drejtim mjeti në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe mosvendosje e rripit të sigurimit.

Ky i fundit ka evidentuar edhe shkeljet më të shpeshta rrugore që bëhen burim aksidenti në rrugë.

“Në kuadër të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për sezonin turistik veror 2025, për garantimin e sigurisë rrugore të gjithë përdoruesve të rrugës në territorin e Republikës së Shqipërisë, Drejtoria e Policisë Rrugore ka marrë të gjitha masat duke vënë në dispozicion të gjitha pajisjet e teknologjisë së lartë, siç janë radarët, dronët, makinat inteligjente, poliscan dhe të gjitha pajisjet e tjera në funksion të garantimit të sigurisë rrugore për gjithë përdoruesit. Me gjithë masat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kohët e fundit janë konstatuar një sërë shkeljesh të cilat janë burim rreziku për gjithë qytetarët, dhe janë burimi kryesor i rrezikut për ndodhjen e aksidenteve, kryesisht me pasoja. Të tilla janë parakalimet e gabuara. Një nga shkaqet kryesore të burimeve të aksidenteve është shpejtësia, edhe ky është një fenomen i shtuar kohët e fundit i cili është konstatuar në të gjitha akset e Shqipërisë, por ditët e fundit janë konstatuar në aksin rrugor nga TEG në drejtim të Tiranës, ku shpejtësia e matur nga pajisjet teknologjike shkon deri në 246 km/h, e cila është burim shumë i madh rreziku për gjithë përdoruesit e rrugës dhe është një nga shkaqet kryesore për aksidentet me pasoja. Gjatë monitorimeve janë konstatuar drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, drejtim i mjetit duke përdorur aparate celulare dhe mosvendosja e rripit të sigurimit. Te treja këto janë burim i shtuar rreziku për gjithë përdoruesit e rrugës”.

Po kështu, Selimaj ka veçuar edhe monopatinat dhe motomjetet, që nuk zbatojnë rregullat e sigurisë rrugore. Për këto mjete, theksoi ai, do të merren masa të posaçme.

“Njëkohësisht është konstatuar mosrespektimi i rregullave të sigurisë rrugore, kryesisht nga përdoruesit e monopatinave dhe motomjeteve. Drejtoria e Policisë Rrugore ka hartuar një protokoll të posaçëm në lidhje me përdoruesit e monopatinave dhe motomjeteve dhe do të marrë masa të posaçme për zbatimin me korrektësi të gjithë këtyre normave që parashikon Kodi Rrugor dhe protokolli i hartuar për këtë qëllim, dhe për të gjithë përdoruesit që nuk zbatojnë normat e sjelljes, do të ndalet me masa konkrete”.

Ai u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa bëri me dije se prezenca e policisë në rrugë do të jetë e shtuar.

“U bëj apel të gjithë përdoruesve të rrugës të përdorin mjetet në zbatim të normave të sjelljes që parashikon Kodi Rrugor. Në lidhje me të gjitha sjelljet e përmendura më sipër, Drejtoria e Policisë Rrugore ka marrë masa për vënien në dispozicion të të gjitha shërbimeve 24 orë dhe përdorimin e të gjitha pajisjeve teknologjike që ka në dispozicion”.

“Në kuadër të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për sezonin turistik veror 2025, për garantimin e sigurisë rrugore të gjithë përdoruesve të rrugës në territorin e Republikës së Shqipërisë, Drejtoria e Policisë Rrugore ka marrë të gjitha masat duke vënë në dispozicion të gjitha pajisjet e teknologjisë së lartë, siç janë radarët, dronët, makinat inteligjente, poliscan dhe të gjitha pajisjet e tjera në funksion të garantimit të sigurisë rrugore për gjithë përdoruesit. Me gjithë masat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kohët e fundit janë konstatuar një sërë shkeljesh të cilat janë burim rreziku për gjithë qytetarët, dhe janë burimi kryesor i rrezikut për ndodhjen e aksidenteve, kryesisht me pasoja. Të tilla janë parakalimet e gabuara. Një nga shkaqet kryesore të burimeve të aksidenteve është shpejtësia, edhe ky është një fenomen i shtuar kohët e fundit i cili është konstatuar në të gjitha akset e Shqipërisë, por ditët e fundit janë konstatuar në aksin rrugor nga TEG në drejtim të Tiranës, ku shpejtësia e matur nga pajisjet teknologjike shkon deri në 246 km/h, e cila është burim shumë i madh rreziku për gjithë përdoruesit e rrugës dhe është një nga shkaqet kryesore për aksidentet me pasoja. Gjatë monitorimeve janë konstatuar drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, drejtim i mjetit duke përdorur aparate celulare dhe mosvendosja e rripit të sigurimit. Te treja këto janë burim i shtuar rreziku për gjithë përdoruesit e rrugës”, thotë shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore, Artur Selimaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI NË DUKAT/ Asfiksohen tre zjarrfikës, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore
Previous article TRAGJEDI NË BANGLADESH/ Avioni ushtarak rrëzohet mbi kampusin e shkollës, të paktën 16 të vdekur

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT