Të paktën 16 persona, përfshirë pilotin, humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën kur një avion stërvitor i Forcave Ajrore të Bangladeshit u përplas në kampusin e një shkolle në pjesën veriore të kryeqytetit Dhaka.
Ngjarja tragjike ndodhi në kampusin e Milestone School and College, në lagjen Uttara, në një kohë kur nxënësit ndodheshin në klasa apo po zhvillonin provime.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e viktimave.‘Milestone School and College’ frekuentohet nga rreth 2,000 nxënës dhe ofron mësim nga arsimi fillor deri në klasën e 12-të.
Zyrtarët nuk kanë konfirmuar ende shkaqet e rrëzimit të avionit, ndërsa hetimet janë në zhvillim.


