• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJA PËR TOKËN NË BREGDET/ Shkak i plagosjes së dyfishtë në Sarandë
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRPLASJA PËR TOKËN NË BREGDET/ Shkak i plagosjes së dyfishtë në Sarandë

18 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Konflikti për zënien e një sipërfaqe toke ështe shkaku i plagosjes së dyfishtë në Sarandë pasditen e së dielës.

Sipas burimeve të Shqiptarja.com, bëhet me dije se dy të plagosurit nga Kamza kishin në posedim një sipërfaqe tokë në Sarandë, përgjatë vijës bregdetare, ngjitur me pronën e dy vëllezërve që akuzohen si autorë të dyshuar të ngjarjes, vëllezërit Ramadan Canaj 43 vjeç dhe Erjon Canaj 35 vjeç.

Të plagosurit Gëzim Hoxhaj 32 vjeç dhe Ernest Lama 24 vjeç, të dy nga Kamza, pretendonin se dy vëllezërit Lama u kishin zënë një pjesë të sipërfaqes së tokës. Ata kishin kërkuar takim për të sqaruar situatën.

Palët u takuan pasditen e djeshme (17 Korrik 2025), por situata doli jashtë kontrollit deri në përdorimin e armëve. Sipas policisë, që kanë analizuar pamjet e kamerave të sigurisë, njëri nga vëllezërit Canaj qëlloi me armë ndaj dy të rinjve nga Kamza duke i lënë të plagosur. Gëzim Hoxhaj dhe Ernest Lama morën fillmisht mjekim në Spitalin e Sarandës dhe më pas u dërguan për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, dy vëllezërit e dyshuar si autorë, u larguan nga vendngjarja dhe janë shpallur në kërkim.

Një tjetër pistë që po hetohet nga uniformat blu lidhet me një konflikt që mendohet të ketë nisur fillimisht mes dy fëmijëve të mitur, dhe më pas ka agravuar duke përfshirë të rriturit, derisa situata ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti edhe një çantë brenda së cilës kishte një pistoletë. Arma nuk është sqaruar ende se kujt i përket. Gjithashtu në vendngjarje u gjetën 4 gëzhoja pistolete.

Ndërkohë, dy vëllezërit Canaj të shpallur në kërkim, janë persona me precedentë të mëparshëm kriminal.

Ramadan Canaj, sipas mediave, ka qenë i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”. Vëllai i tij, Erjon Canaj në dhjetor 2022 ka dhunuar rojën e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKON PËRFAQËSUES TË TEKNOLOGJISË/ Rama: Përballemi çdo ditë me realitetin e sulmeve kibernetike të rrezikshme
Previous article PROGRAMI BËRTHAMOR/ Europa “gozhdon” Iranin: Afat deri në fund të verës për…

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT