• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROGRAMI BËRTHAMOR/ Europa “gozhdon” Iranin: Afat deri në fund të verës për…
Home
Nderkombetare

PROGRAMI BËRTHAMOR/ Europa “gozhdon” Iranin: Afat deri në fund të verës për…

18 July, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministrat e Jashtëm të Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, si dhe Përfaqësuesin i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, i kanë bërë thirrje Iranit të rifillojë menjëherë diplomacinë për programin e tij bërthamor. Ata paralajmëruan se në mungesë të një përparimi konkret deri në fund të verës, do të rivendosin sanksionet e OKB-së ndaj Teheranit.

Kjo ishte hera e parë që ministrat e tre vendeve të njohura si E3 zhvilluan një bisedë me Ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araqchi, që nga sulmet ajrore të Izraelit dhe SHBA-së në mes të qershorit ndaj objektivave bërthamore iraniane.

Një burim diplomatik francez tha pas takimit se ministrat kërkuan rifillimin e menjëhershëm të përpjekjeve diplomatike për të arritur një marrëveshje bërthamore “të verifikueshme dhe të qëndrueshme”.

Vendet e E3-së, së bashku me Kinën dhe Rusinë, janë palët e mbetura në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, e cila uli sanksionet ndaj Iranit në këmbim të kufizimeve në programin bërthamor.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që garanton këtë marrëveshje skadon më 18 tetor dhe sipas kushteve të saj, sanksionet mund të rivendosen para kësaj date. Procesi i rivendosjes do të zgjasë rreth 30 ditë.Europianët kanë paralajmëruar disa herë se nëse nuk arrihet një marrëveshje e re bërthamore, do të përdorin mekanizmin e rivendosjes së menjëhershme të sanksioneve, i njohur si “snapback”, që do të rivendosë të gjitha sanksionet e mëparshme të OKB-së ndaj Iranit në rast të shkeljes së marrëveshjes.

“Ministrat përsëritën vendosmërinë e tyre për të përdorur mekanizmin ‘snapback’ në mungesë të përparimit konkret drejt një marrëveshjeje deri në fund të verës,” ka thënë një burim diplomatik për Reuters.

Dy diplomatë evropianë shtuan se shpresojnë të koordinojnë strategjinë me Shtetet e Bashkuara në ditët në vijim, me qëllim mbajtjen e negociatave të mundshme me Iranin së shpejti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJA PËR TOKËN NË BREGDET/ Shkak i plagosjes së dyfishtë në Sarandë
Previous article "NUK ZGJATI SHUMË"/ Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin "special" të Laert Haxhiut me modelen e njohur: Në vit kemi mbi 100 takime intime në burg...

s.autor

Postime të ngjashme

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës Botë

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT