• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI ME 14 PLUMBA I ELIS RROSHKODOLIT/ Zbardhet dëshmia e qytetarit që ndodhej në lokal, zbulon çfarë i tha shoku i viktimës autorit
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI ME 14 PLUMBA I ELIS RROSHKODOLIT/ Zbardhet dëshmia e qytetarit që ndodhej në lokal, zbulon çfarë i tha shoku i viktimës autorit

29 June, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Lokali ishte me pak njerëz në momentin që është ekzekutuar me 14 plumba në gusht të vitit të kaluar Elis Rroshkodoli. Njëri prej qytetarëve që po konsumonte kafe në lokalin që ndodhej viktima ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, I.I. ka deklaruar se: “Banon në lagjen “Ahmet Haxhia” dhe rreth orës 10.30 ka shkuar i vetëm për të pirë kafe tek lokal “Gjuetari”. Kur ka mbërritur tek lokali është ulur i vetëm në krahun e djathtë të verandës së jashtme, me fytyrë nga hyrja e lokalit. Kujton që tek pjesa e jashtme e verandës, në krahun e majtë të pjesës së brendshme të verandës, kanë qenë të ulur dy shtetas.

Njëri nga shtetasit ishte një djalë i dobët, me kapele, me bluzë me krahë të shkurtra (djali që i shpëtoi atentatit), ndërsa shtetasin tjetër (që ka mbetur i vrarë) nuk e ka fiksuar në karakteristika, pasi ishte në profil me të. Njerëz të tjerë të ulur në verandë nuk kishte.

Pasi është ulur ka qenë duke luajtur shah në telefon. Në një moment ka dëgjuar krisma, ka ngritur kokën dhe ka parë që një person i veshur me rroba me ngjyrë midis kafes dhe të zezës po gjuante me armë në drejtim të shtetasit që ka mbetur i vdekur. Pasi ka vrarë shtetasin që ka mbetur i vdekur, ai ka drejtuar armën tek shtetasi tjetër që ishte në tavolinë, i cili nga frika beson se ishte i shtrirë në tokë.

Në momentin që autori drejtoi armën, shtetasi i shtrirë në tokë është shprehur se nuk kishte asnjë faj dhe kishin të bënin me të. Menjëherë pas kësaj autori është tërhequr dhe është drejtuar për nga trotuari, tek është dhe hyrja e lokalit. Deklaron se mesa arrin të kuptojë ai nga situata, ishte vetëm nje autor i përfshirë në vendin e ngjarjes, pasi nga pjesa e trotuarit para lokalit dhe brenda verandës së lokalit, ka qenë vetëm një shtetas që ka vepruar.

Ky shtetas kishte të veshur rroba me ngjyrë midis kafes dhe të zezës, ishte mbi 170 cm, trup mesatar përsa i përket shëndetit. Ka fiksuar vetëm që autori ishte i maskuar. Gjë tjetër nuk kujton, pasi tregon se e ka humbur toruan nga ngjarja. Rrugën se nga erdhi autori nuk e di, pasi e kuptoi situatën vetëm në momentin që kishte krisma, pasi ka qenë duke luajtur në telefon.

Pastaj kur iku kujton që në rrugën përballë lokalit ka qenë një makinë ngjyrë e errët dhe nuk di të thotë në ka hipur në makinë apo ka ikur në këmbë, pasi nuk e ka fiksuar dot. Tregon se arma nuk ishte pistoletë, domethënë nuk ishte armë e shkurtër, ishte një armë rreth 60 cm e gjatë dhe qitjet i kishte tek e tek të gjitha. Autori nuk foli asnjë fjalë me askënd, vetëm djali që ka qenë në tavolinë me viktimën ka folur në momentin që autori i drejtoi armën, i cili i ka thënë që nuk ka asnjë lidhej me ngjarjen. Këto kanë qenë fjalët e vetme që janë dëgjuar në ngjarje”./Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULM MASIV NË UKRAINË/ Rusia lëshon 537 raketa dhe dronë! Varshava ngre avionët luftarakë! Lavrov: Perëndimi s’mund të na mposhtë
Previous article E RËNDË NË POGRADEC/ I zhdukur prej tre javësh, 77-vjeçari gjendet i pajetë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

VRASJA E ISH-POLICIT, SANTIAGO MALKO/ Apeli liron të dyshuarin kryesor, Ilir Selmani lihet në arrest shtëpie (VENDIMI) Aktualitet

VRASJA E ISH-POLICIT, SANTIAGO MALKO/ Apeli liron të dyshuarin kryesor, Ilir Selmani lihet në arrest shtëpie (VENDIMI)

PROTESTA/ Organizatori Arben Kola: Nesër vjen mërgata, kanë prerë biletë pa kthim Aktualitet

PROTESTA/ Organizatori Arben Kola: Nesër vjen mërgata, kanë prerë biletë pa kthim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT