Pas gati tre javësh kërkime, një 77-vjeçar që ishte shpallur i zhdukur është gjetur i pajetë në fshatin Piskupat të Pogradecit.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se shtetasi me inicialet N. M., ishte larguar nga banesa më datë 6 qershor, ndërsa ka qenë bashkëshortja e tij që ka kallëzuar rastin në polici, duke njoftuar për zhdukjen e të moshuarit.
Trupi i pajetë i 77-vjeçarit u gjet ditën e sotme, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk janë përcaktuar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plota të saj.
Hetimet paraprake janë në zhvillim, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes


